LAJMI I FUNDIT:

ZRRE: KEK e KEDS dështuan në investimet kapitale

ZRRE: KEK e KEDS dështuan në investimet kapitale

Konsorciumi turk “Çalik-Limak” nuk ka arritur nivelin e investime kapitale të lejuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për vitin 2014.

Ky konsorcium që ka marrë pronësinë dhe menaxhimin e Distribucionit dhe Furnizimit kishte premtuar se do t’i investonte 300 milionë euro në 15 vitet e ardhshme për të përmirësuar rrjetin, shkruan sot Koha Ditore.

Premtimet për investime kishin qenë në linjë me atë që KEK-u e kishte realizuar gjatë viteve të fundit, kur e kishte në menaxhim. Mirëpo, në raportin e vitit 2014 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë thuhet se KEDS-i ka dështuar t’i realizojë gjithë investimet e lejuara për të njëjtin vit.


“ZRRE-ja përmes monitorimit ka përcjellë realizimin e investimeve kapitale dhe operative përmes të dhënave të raportuara nga i licencuari. Kostot kapitale prej 17.9 milionë eurosh të realizuara në vitin 2014, paraqesin normën 85 për qind të kostove kapitale të lejuara nga ZRRE-ja në vlerë prej 21.2 milionë eurosh, sipas planit investiv, derisa shpenzimet operative janë realizuar në normën 97 për qind”, thuhet në konstatimet për KEDS-in. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori