LAJMI I FUNDIT:

Zejtarëve të Gjilanit u premtohet mbështetje

Zejtarëve të Gjilanit u premtohet mbështetje

Komuna e Gjilanit si përfituese e grantit të Komisionit Evropian, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar në bashkëpunim me Komunën e Çairit, si dhe partnerin lokal OJQ “AgroEko”, tashmë është në fazën e përmbylljes së identifikimit së zejeve tradicionale dhe bizneseve sociale në Komunën e Gjilanit.

Gjatë kësaj kohe janë vizituar një numër i konsiderueshëm i zejeve tradicionale dhe bizneseve sociale në Komunën e Gjilanit, me të cilat është diskutuar nga afër për problemet, sfidat që ata kanë gjatë realizimin të aktivitetit të tyre.

Komuna e Gjilanit në një komunikatë thotë se përmes këtij projekti, i cili është i pari i këtij lloji në regjion, do t’u ofroj mbështetje përmes trajnimeve, shkëmbimit të përvojave nëpërmes dy komunave Gjilan- Çair, pjesëmarrjes në panair të përbashkët si dhe ofrimin e mbështetjes financiare përmes nën-granteve.


“Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në takimin fillestar të mbajtur në Shkup të Maqedonisë ka dhënë mbështetje të fuqishme në realizim të projektit duke potencuar që përmes këtij projektit qytetit të Gjilanit, gjegjësisht përmes zejtarëve do të promovohen traditat, kultura dhe vlerat që e karakterizojnë qytetin e Gjilanit në periudha të ndryshme kohore. Rreziku i zhdukjes se zejtareve në qytetin e Gjilanit, është rezultat i mosfunksionimit të shoqatës së zejtarëve dhe mungesës së përkrahjes institucionale. Mbështetja e këtyre bizneseve do të thotë shumë për qytetarët e saj pikë së pari në aspektin e ruajtjes së traditës, kulturës dhe vleravetjeragjilanase, gjithashtu konsiderohet një ndër bizneset e një rëndësie të veçantë socio-ekonomike pasi që qëndrueshmëria e këtyre bizneseve ndihmon financiarisht një numër të konsiderueshëm të familjeve direkt dhe indirekt në komunën e Gjilanit”, thuhet në komunikatë.

Ky projekt do të zgjasë 18 muaj dhe zyra e projektit për bashkëpunim ndërkufitar do të jetë e hapur për nevojat e zejtareve dhe bizneseve sociale rreth promovimit të tyre, andaj besojmë që bashkarisht me zejtarët do t`ia arrijmë objektivat dhe qëllimet e këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori