Zbatimi i duhur i strategjisë së re të kontrollit të brendshëm të financave publike për vitin 2015-19, e cila është miratuar në muajin e kaluar, është një hap shumë i rëndësishëm për të fuqizuar integrimin e Kosovës në BE.
Po ashtu, më e rëndësishmja është se kjo strategji është model i vetëkrijuar dhe dizajnuar nga Kosova për mjedisin e brendshëm të kontrollit të saj.
Kështu u tha në konferencën e mbajtur për strategjinë e kontrollit të brendshëm të financave publike, e cila ka për objektivë ngritjen e vetëdijes në përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe përgjegjësinë e menaxhmentit të lartë të institucioneve të sektorit publike në zbatimin e strategjisë së KBFP-së, duke e forcuar kështu kontrollin ndaj burimeve publike, rritjen e efikasitetit të shpenzimit publik dhe përmbushjen e kërkesave të BE-së për sa i përket kontrollit të financave.
Për zbatimin e kësaj strategjie, Ministria e Financave do ta ketë përkrahjen e plotë të Bashkimit Evropian.
Tomas Gnocchi, kryesues i sektorit politik, ekonomik dhe integrimeve evropiane tha se zbatimi i duhur i kësaj strategjie nga ana e Kosovës do ta ofrojë atë me parimet e BE-së dhe performanca e saj do të vlerësohet në kapitullin e BE-së që ka të bëjë me kontrollin financiar.
“Fillimi i kontrollit të financave publike në sektorin publik dhe menaxhimi i financave publike i japin vlerë të hollave të taksapaguesve të Kosovës dhe ministrat se menaxherët mbahen si llogaridhënës për të dhe prandaj kjo është një hap shumë me rëndësi për të fuqizuar integrimin e Kosovës në BE. Zbatimi i duhur i kësaj strategjie do ta ofrojë Kosovën më afër parimeve të BE-së dhe më afër standardeve dhe kontrolleve të financave publike dhe nga performanca e saj do të vlerësohet në kapitullin e katërt të BE-së”, tha Gnocchi.
Ndërsa, Raymond Hill, ekspert i kontrolleve të brendshme në departamentin e përgjithshëm të buxhetit, i cili ka ardhur nga Brukseli enkas për këtë ngjarje, tha se kjo strategji të ndërtohet mbi praktikën dhe traditën kulturore të saj dhe jo të ndonjë shteti tjetër.
“Mjedisi i kontrollit të brendshëm në çdo shtet duhet të vendoset, nuk duhet të jetë kopje e sistemit të ndonjë shteti tjetër, duhet të bazohet në praktikat e juaja, në traditat e juaja kulturore dhe administrative. Dhe kjo është ajo që po shoh se është duke ndodhur këtu. Ajo çka presim prej kësaj strategjie do të jetë model i vetëkrijuar për mjedisin e kontrollit të brendshëm, i përpiluar, i dizajnuar prej Kosovës dhe për Kosovën, për qytetarët dhe bizneset e juaja”, tha Hill.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, tha se qëllimi i kësaj çështje është që të përmirësoj kontrollin e brendshëm ndaj shpenzimeve publike dhe mbledhjes së të hyrave që të mund të sigurojnë shërbime më të mira për qytetarët.
“Kjo strategji ka të bëjë me shumë çështje që lidhen me pajtueshmërinë ligjore në kuptimin e veprimit të menaxhimit të sektorit publik, qëllimi i saj është të përmirësoj kontrollin e brendshëm ndaj shpenzimeve publike dhe mbledhjes së të hyrave që të mund të sigurojmë shërbime më të mira për qytetarët, si dhe të zvogëlojmë rreziqet që kanë të bëjnë me menaxhim, shpërdorim ose edhe mashtrim lidhur me burimet publike”, tha Krasniqi.
Strategjia për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike 2015-2019 është aprovuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës me datën 15 prill 2015 dhe tashmë ajo vetëm ka filluar implementimin e saj.
Strategjia ka 3 objektiva kryesore: kontrollin ndaj imputove dhe burimeve që duhet të integrohen në sistem dhe proces të menaxhimit të financave publike deri në vitin 2017, të ekzistoj llogaridhënia menaxheriale për impute dhe menaxhimin e burimeve, të përgatitura nga menaxherët e fondeve publike 2017-2018, dhe të ekzistoj menaxhimi nga rreziku nga çdo organizatë buxhetore , e verifikuar nga strukturat dhe raportet e menaxhimit të rrezikut deri në vitin 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar