Shteti i cili ka realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë gjatë viteve të fundit është Turqia. Sipas të dhënave të Bankës Qendrorë të Kosovës (BQK), vetëm në vitin 2013 Turqia ka investuar 86.8 milionë euro.
Kosova dhe Turqia deri më tani kanë të nënshkruar mbi 40 marrëveshje dhe memorandume të mirëkuptimit.
Sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovaro – Turke, llogaritet se ka 50 kompani të mëdha turke që punojnë në Kosovë. Numri i përgjithshëm i kompanive turke që punojnë apo bashkëpunojnë me Kosovën llogaritet të jetë rreth 300.
Esin Muzebeg, sekretar i përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Turqia ka një interesim të madh për të investuar në Kosovë, por që ka edhe vështirësi në investime.
“Natyrisht që ekzistojnë vështirësi në procesin e investimeve. Investimi nuk është proces i lehtë, vështirësitë janë në natyrën e sektorit. Investitorët kërkojnë që të sigurohet një mjedis i favorshëm për investime me politika të favorshme dhe reforma ekonomike”, shton Muzebeg.
Prej vitit 2004 deri në vitin 2014 sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovaro – Turke, në Kosovë janë investuar 360 milionë euro.
Investimet turke në Kosovë, sipas Muzebeg janë në disa sektorë; në sektorin financiar aktualisht janë katër banka dhe një kompani e sigurimeve.
Ndër sektorët primar që kanë tërhequr investimet nga Turqia hyn edhe sektori i aviaconit, sektori i shëndetësisë, energjetikës, industrisë dhe sektori i ndërtimtarisë.
“Në aspektin e investimeve pritjet tona janë optimiste. Në mes Kosovës dhe Turqisë janë bërë dy marrëveshje të rëndësishme, eliminimi i tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjet për tregti të lirë. Shpresojmë që pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për tregti të lirë do të hapet një perspektivë edhe për investim. Me këtë marrëveshje tregu i Kosovës do të hapet për Turqinë, po ashtu edhe tregu i Turqisë do të hapet për Kosovën”, thekson Muzebeg.
Kryetari i Aleancës kosovare të Biznesit, Agim Shahini thekson se këto investime të Turqisë në Kosovë duhet të vlerësohen, por që së bashku më këto investime sipas tij, po futet një konkurrencë në tregun e Kosovës.
Kjo konkurrencë e investitorëve turq, shton Shahini, mund të sjell pabarazi te bizneset prodhuese në Kosovë. “Kosova me Turqinë ka edhe disa marrëveshje të nënshkruara e këto marrëveshje i japin mbështetje të drejtpërdrejtë investitorëve. Por ne nuk duhet të orientohemi vetëm me Turqinë, ne duhet të orientohemi edhe me vendet e Bashkimit Evropian dhe me vendet përtej Oqeanit Atlantik. Këto investime po na mungojnë. Duhet të shikohet a janë këta investitorët nga Turqia të privilegjuar dhe të përkëdhelur nga Qeveria dhe investitorët tjerë nuk po e gjejnë veten në Kosovë”, theksoi ai.
Prania e kompanive turke në Kosovë kishte nisur nga infrastruktura rrugore.
Bechtel-Enka, konzorcium amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e autostradës Vërmicë – Prishtinë – Merdare që lidh Kosovën me Shqipërinë. I njëjti konzorcium është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë.
Konzorciumi turk Limak-Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26.3 milionë euro.
Një konzorcium tjetër ai turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon pati marrë me koncesion për njëzet vjet, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me obligimin që të investojë mbi 100 milionë euro në të.
Turqia njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt, një ditë pas shpalljes së saj.
Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave “Kosova në Kontekst Rajonal: Marrëdhëniet Politike Bilaterale”, thuhet se Turqia renditet e para në mesin e shteteve të rajonit, me të cilën Kosova i ka marrëdhëniet më të mira nga aspekti i cilësisë së marrëdhënieve bilaterale. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj