LAJMI I FUNDIT:

Kushtrim Xhakli, ekspert ballkanik i krijimit të bizneseve të reja

Kushtrim Xhakli, ekspert ballkanik i krijimit të bizneseve të reja

Kur Universiteti i Prishtinës dështoi të aplikojë reforma si qendrat e tjera evropiane të arsimit të lartë, Kushtrim Xhakli zgjodhi të studiojë në “Hyper Island” të Suedisë.

Në vitet e para të studimeve, ai krijoi një faqe të internetit si “freelancer” dhe shpejt u bë i suksesshëm. Qeveria e Kosovës mori përsipër këtë platformë të arsimit “online” që ai kishte zhvilluar dhe e bëri atë platformë zyrtare kombëtare për mësimin digjital.

Xhakli u afirmua duke krijuar kompaninë e tij të parë, “Fast Europe Ventures”, e cila u ofron këshilla shërbimeve bankare, transmeton Telegrafi.


Ai pastaj veproi si bashkëthemelues i “changers.com”, me seli në Berlin, një kompani që prodhon pajisje të panelave diellore.

“Si një vend i rrënuar nga lufta, Kosova meriton një mundësi që të përfshihet në mënyrë të barabartë në skenën evropiane”, mendon ndërmarrësi kosovar, Xhakli.

Për të njëjtën arsye, ai do t’iu ofrojë gjeneratave të ardhshme të ndërmarrësve mbështetjen që kurrë nuk ka mundur ta merr vet.

“Kosova ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike. Ajo ndan vlerat e përbashkëta me të gjitha vendet e mëdha dhe nëse një produkt prodhohet në Kosovë, ju mund ta përsërisni atë në tregjet e mëdha, si: Italia apo Turqia. Një tjetër avantazh është se vendi është i vogël; nga dita e parë, ju duhet të mendoni dhe të veproni globalisht. Merrni shembull shtetin e Estonisë. Është i të njëjtës madhësi si Kosova, por ka më shumë ndikim”, tha Xhakli në një intervistë për britaniken “redbuletin”.

“Neve na mungon përvoja dhe financat në këtë pjesë të Evropës. Por, pengesa kryesore është mënyra e të menduarit dhe punuarit, sepse ne nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare. Tani ka lidhje interneti kudo. Rumania dhe Bullgaria, në fakt kanë lidhje të lirë dhe më të shpejtën në botë. Në Mal të Zi, Maqedoni dhe Rumani, të gjitha ministritë e kanë teknologjinë e fundit të informacionit dhe telekomunikacionit. Nëse ju e shikoni në nivelin e arsimimit, Evropa Juglindore nxjerr gjashtëmijë IT të diplomuar në vit dhe shumica prej tyre dinë të flasin disa gjuhë, si: gjermanishtja dhe anglishtja”.

Ai ka thënë se Kosova ka shumë probleme, ndërsa kryesori është lëvizja e lirë e qytetarëve të saj pa viza nëpër vendet e Shengenit.

“Kosova ka një numër të madh të problemeve. Është i vetmi vend në Ballkan, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë pa viza nëpër zonën e Schengenit. Sipërmarrësit nuk mund të udhëtojnë lehtësisht për të marrë pjesë në konferencat e Berlinit. Kosova nuk është njohur plotësisht në internet ose – shumë faqe të internetit nuk e kam si opsion në zgjedhjen e shtetit – Kosovën. Unë kam ngritur platformë e-qeverisjes ‘Digital Kosovo’, në mënyrë që të ndryshojmë këtë”, ka shtuar Xhakli.

Xhakli tha se kompanitë shpenzojnë shumë orë rreth plotësimit të një formulari, i cili ka të bëjë me financimin e ndonjë projekti.

“Kompanitë shpenzojnë orë të tëra për të plotësuar një formular për të tërhequr paratë. Pra, nëse ju do ta fitoni financimin e projektit, varet se si ju do t’i plotësoni formularët në lidhje me cilësinë e produktit tuaj”, ka thënë Xhakli.

Ai tha se strukturat administrative janë shumë të pazhvilluara.

“Deri më sot nuk ka pasur rrëfime në lidhje me korrupsionin, kur bëhet fjalë për financimin e aplikacioneve. Por siç thashë më parë, kur bëhet fjala për fillestarët, strukturat administrative janë shumë të pazhvilluara. Gjithashtu mund të thoni se nuk ka financim publik, prandaj nuk ka akuza për korrupsion”, tha në fund Xhakli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori