LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia angleze rritet pak

Ekonomia angleze rritet pak

Ekonomia e Britanisë raporton të dhëna zhgënjyese sa i përket tremujorit të parë të vitit. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë kësaj periudhe fiksohet pranë 0.3 për qind, duke shkuar në kohezion edhe me vlerësimet e mëparshme, por duke konfirmuar nga ana tjetër një dështim të pritshmërive, që flisnin për një rivlerësim në rritje.

Banka e Anglisë kishte projektuar një rivlerësim të ritmit të rritjes në 0.5 për qind. Këto të dhëna shënojnë edhe një ngadalësim të hapit të rritjes në krahasim me një vit më parë.

Gjatë vitit të shkuar rritja vjetore u fiksua pranë 2.8 për qind, që ishte edhe norma më e lartë që prej vitit 2006. Për sa i përket vitit aktual, Banka e Anglisë parashikon një rritje vjetore në 2.5 për qind.


Por, nga ana tjetër, sektori privat, pavarësisht këtyre të dhënave duket në formë të mirë.
Sipas institutit britanik të statistikave, investimet e biznesit janë regjistruar në një rritje prej 0.7 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit, që është edhe e dhëna më pozitive që prej tremujorit të dytë të vitit të shkuar.

Rritja ekonomike britanike ka marrë një goditje të fortë gjatë tremujorit të parë, falë shkëmbimeve të dobëta tregtare, dhe sidomos falë importeve mjaft të larta të naftës, makinerive dhe pajisjeve të transportit. Shkëmbimet tregtare kanë ulur me 0.9 për qind ritmin e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë tre muajve të parë të vitit. Kjo është e dhëna më negative që prej tre mujorit të tretë të vitit 2013. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori