LAJMI I FUNDIT:

Në Kazakistan zgjidhet “’Miss’ Kali”, në Gjakovë zgjidhet “Miss Lopa”

Në Kazakistan zgjidhet “’Miss’ Kali”, në Gjakovë zgjidhet “Miss Lopa”

Me organizimin e panairit të gjedhit që u mbajt tek “Butsina e Begut” në Korenicë, është mbyllur aktiviteti katër ditor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Gjakovës, “Ditët e Agrobiznesit – Kosova 2015” që është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.

Me rastin e mbajtjes së këtij panairi, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, ka thënë se në secilën ditë ka pasur aktivitete nga sektori i vreshtarisë dhe verarisë, sektori i pemtarisë dhe perimtarisë, sektori i bletarisë dhe sot me panairin e gjedhit – sektorin e blegtorisë.

Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, është shprehur se ky panair paraqet një vlerësim për fermerët e vyeshëm që punojnë për shtimin e cilësisë së blegtorisë dhe se këtë vit MBPZHR-ja ka ndarë 15 .9 milion euro të parapara për investime në përmirësimin e kushteve dhe rritjes së cilësisë.


Pas vlerësimit nga ana e jurisë, në krye me profesor Hajrip Mehmeti, nga shtatë kategoritë e racave të prezantuara në panairin e sivjetshëm, fermeri më i mirë është shpallur Vehbi Dervishi nga Korenica me gjedhin e tij të racës simental.

Profesor Hajrip Mehmeti, ka konsideruar se në këtë vit konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe se ka qenë e vështirë të zgjidhet më i miri, por se për një nuancë më e mirë ishte gjedhi i racës simental.

“Kjo është një dëshmi se fermerët tanë janë vetëdijesuar dhe po kultivojnë sipas tretmanit të duhur gjedhët, e me këtë përkushtim po ju ofrohemi më shumë fermer ëve evropianë”, ka theksuar Mehmeti.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori