Një delegacion i kompanisë kineze “Citic Heavy Industries co.,LTD”, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, janë takuar sot me menaxhmentin e minierës “Trepça”, ku kanë biseduar për mundësitë e investimeve në këtë minierë.
Sipas një njoftimi të Komunës së Mitrovicës, kryetari i Unionit të bizneseve shqiptare në botë, Elmi Berisha, tha se unioni para një jave ka mbajtur kuvendin e 2-të.
Sipas tij, të gjitha kompanitë e unionit do të aplikojnë për investime dhe do të lobojnë tek donatorët e tjerë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.
“Jam këtu me përfaqësuesit e dy kompanive kineze nga fusha e minierave dhe mineraleve dhe dy partner të mi biznesmenë irlandez. Në Mitrovicë kam ardhur sepse e njoh kryetarin Bahtiri dhe e kam mik të mirë, prandaj erdha që të bisedojmë dhe të shqyrtojmë mundësit, nëse mund të bëjmë diçka për Trepçën dhe Mitrovicën menjëherë”, citohet të ketë thënë Berisha.
Ndërkaq menaxheri i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Ahmet Tmava, ka thënë se Trepça ka çka tu ofrojë biznesmenëve të huaj, sepse ka resurse të mëdha, sidomos minierat ku mungon mundësia e revalorizimit të resurseve për shkak se Trepça është kompani nën menaxhimin e AKP-së.
“Ne aktualisht prodhojmë koncentrat si produkt final, në mungesë të kapaciteteve përpunuese që më parë kanë ekzistuar, por që më vonë janë shkatërruar. Aktualisht në kuadër të Trepçës, funksionojnë dy miniera në jug dhe dy në veri, ndërsa që ka tri flotacione, do të thotë se janë mundësitë e mëdha për investime”, thuhet të ketë thënë Tmava.
Në fund të njoftimit shtohet se mysafirët nga jashtë me këtë rast shprehen interesimin e tyre për kushtet e investimeve në Kosovë, ndërsa më vonë ata vizituan muzeun e kristaleve në Stan Tërg ku mbeten të mahnitur me kristalet e Trepçës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj