LAJMI I FUNDIT:

S’ka para për rritjen e pensioneve

S’ka para për rritjen e pensioneve

Mungesa e buxhetit dhe nxjerrja e akteve nënligjore janë arsyet për moszbatim të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se ata janë në përfundim të hartimit të pesë akteve nënligjore për specifikim të Ligjit, derisa mungesën e buxhetit e ka arsyetuar me faktin se të tillë e ka trashëguar kur e ka marrë postin e ministrit.

Ka thënë se do të kërkojnë që me rishikim të buxhetit, të ndahen mjetet shtesë për zbatim të këtij Ligji.


“Janë pesë akte nënligjore në të cilat është duke u punuar. Akti i parë është draft udhëzimi administrativ për kategorizimin e shfrytëzuesve për pensionet e kontributdhënëse, diçka që jemi duke punuar në bazë të formulave të ndryshme, jemi konstant në takime të përditshme me Lidhjen e pensionistëve dhe përfaqësuesit e tyre edhe sot i kam vizituar, sepse ka ide të shumta se sa duhet të jetë formula dhe nuk është e specifikuar deri sa mund të shkojë kategorizimi i pensioneve sa u përket kontributdhënësve”, ka deklaruar Abrashi.

Sipas tij, ky nuk është proces i lehtë dhe se kërkesat janë të mëdha e mundësitë buxhetore janë të vogla. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori