LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Pagat janë rritur 6%, kostoja 2.5 milionë euro

Bajrami: Pagat janë rritur 6%, kostoja 2.5 milionë euro

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami ka ironizuar me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, për të cilën ka thënë se po tregohet një matematiciente e mirë.

Bajrami ka thënë se këtë muaj kanë dalë paga në shumicën e institucioneve me rritje prej 0.5 për qind për çdo vit të përvojës së punës. “Pagat janë rritur për 6 për qind. Kostoja e kësaj përqindje është 2.5 milionë euro”, ka thënë Bajrami, transmeton Express.

Bajrami ka kërkuar të ngritët performanca para se të rriten pagat. “Ka ardhur koha që prej të gjithë shërbyesve civilë të kërkohet ngritje e performancës”, ka thënë ajo. /Telegrafi/