LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Kuvajtit Al-Bader

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Kuvajtit  Al-Bader

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZHR-së për këtë vit.

Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të këtij viti, përmes të cilave ai theksoi se synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe e ka falënderuar ambasadorin Al-Bader për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm.
Po ashtu, ministri Krasniqi, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë shtet, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme në sektorin e bujqësisë.


Nga ana e tij, ambasadori Najeeb Al-Bader, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori. /Telegrafi/