Në rastet kur nuk ka përputhje mes asaj që kanë deklaruar dhe ajo që është siguruar nga institucionet kompetente, sipas Pretenit, Agjencia Kundër Korrupsionit do të ngrit kallëzim penale për deklarimin të rrejshëm.
Në vitin e kaluar, kjo agjenci ka ngritur më shumë se 90 kallëzime penale, që kishin të bënin me deklarim të rrejshëm. Që nga janari i viti 2013, mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rrejshëm, sipas ligjeve në fuqi të Kosovës janë vepra penale që sanksionohen me burg dhe me gjobë.
Përfaqësues të shoqërisë civile, në anën tjetër konsiderojnë se është mjaft problematike të matet se sa është pasuria reale e zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës.
Fidan Kalaja, nga Lëvizja “FOL”, e cila merret me matjen e luftës anti-korrupsion, thekson se Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka standarde të verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Sipas tij, ka raste të shumta kur pasuria e deklaruar nuk është aspak reale. “Ka raste kur zyrtarë të lartë publik, në mënyrë jo të saktë kanë vendosur shifra pa ndonjë vlerësim paraprak të pronave të tyre. Për këtë Agjencia Kundër Korrupsionit do të duhej të verifikonte vërtetësinë e vlerës së pronave të këtyre zyrtarëve që i kanë deklaruar”.
“Agjencia Kundër Korrupsionit, përveç deklarimit duhet të fokusohet edhe në verifikimin e prejardhjes së pasurisë së këtyre zyrtarëve. Këtu edhe Prokuroria e Shtetit duhet të luajë një rol të rëndësishëm”, shton Kalaja.
Sipas ligjit, të gjithë zyrtarët e lartë, kanë për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre brenda afatit 30 ditorë, pas marrjes së detyrës.
Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe vetura luksoze, ndërkaq, pagat vjetore sillen rreth 17 mijë euro.
Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë qeveritarë bëhet që nga viti 2010.
Sipas drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, përgjatë periudhës 2010 – 2015 ka jo pak raste kur ka mos përputhje të të hyrave që i pranojnë dhe pasurisë që e krijojnë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar