LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i ulët publik i lejon kredi Kosovës

Borxhi i ulët publik i lejon kredi Kosovës

Ekspertët e çështjeve ekonomike iu bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës të marrin kredi te mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Huazimi i parave për projekte kapitale zhvillimore, sipas tyre, do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të vendit. Ata theksojnë se Kosova nuk do të rrezikojë asgjë nëse futet në këto kredi dhe fillon të investojë në projekte kapitale.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, thotë se duke pasur parasysh mjetet e pamjaftueshme të buxhetit të Kosovës për të hyrë në projekte të mëdha, del se nevoja e Kosovës është shumë e madhe për të hyrë në marrëdhënie të tilla kreditore apo huamarrëse.

“Unë jam ithtar i asaj që shtetet duhet të jenë fleksibile, të punojnë në këtë drejtim dhe të hyjnë në marrëdhënie huamarrëse me institucionet ndërkombëtare. Sidomos kjo vlen për Kosovën, kur e dimë që raporti midis Bruto Produktit Vendor dhe borxhit të jashtëm që ka Kosova është i mirë, pasi që nuk ka borxhe të mëdha”, thotë Ramosaj.


Borxhi i publik i Kosovës, sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kap shifrën 392.8 milionë euro. Kjo normë e ngarkimit të borxhit të përgjithshëm vlerësohet të jetë dukshëm më e ulët se në shtetet tjera të rajonit.

Aktualisht, ky borxh është vetëm 10.6 për qind e Bruto Produktit Vendor.

Autoritetet në Kosovë, ndërkohë, kanë treguar se kanë filluar negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për huazimin e mjeteve për investim në projektet kapitale në Kosovë.

Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës për Informim Publik në Ministrinë e Financave, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të marrë kredi nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë dhe se këto procese janë duke i negociuar me institucionet kompetente.

“Ministria e Financave është në proces të shqyrtimit të një programi të mundshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Aktualisht, ekipet e Ministrisë së Financave dhe FMN-së janë duke analizuar në detaje mundësitë dhe nevojat buxhetore për bashkëpunim përmes një programi me FMN-në, në mënyrë që të sigurohet një huamarrje dhe kornizë e qëndrueshme makrofiskale dhe të financohen projekte kapitale konform programit qeverisës”, thekson Shahini.

Sa i përket shumës së kredisë, Shahini shpjegon se është akoma herët të flitet për shuma konkrete të huamarrjes, pasi që është fillimi i bisedimeve.

Projektet, të cilat nxisin zhvillim ekonomik, sipas Ramosajt, duhet të mbështeten me këto mjete që institucionet e Kosovës mund t’i huazojnë nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Pozita gjeostrategjike e Kosovës, shton ai, është e atillë që infrastruktura mund të bëjë çudira në aspektin e zhvillimit.

Sidoqoftë, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se e vetmja shpresë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, rritjes ekonomike, zbutjes së papunësisë dhe varfërisë, ka mbetur hyrja në kredi te mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori