LAJMI I FUNDIT:

Diskriminim gjinor edhe në punësim

Diskriminim gjinor edhe në punësim

Rreth 40 për qind e femrave aktive për punë në Kosovë, janë të papunësuara, kurse shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është rreth 13 për qind, krahasuar me 40 për qind për meshkujt. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës (ASK), të quajtur “Gratë dhe Burrat në Kosovë” ku thuhet se afër 50 për qind e grave të punësuara punojnë në sektorin publik dhe punë shërbyese.

Pavarësisht kësaj, sa i përket statistikave të arsimimit, në këtë raport vërehet se mbi 51 për qind e femrave janë në universitet, krahasuar më 49 për qind të meshkujve. Arsyet e përjashtimit të femrave nga tregu i punës janë të shumta, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e grave.

Ariana Qosaj-Mustafa, kryetare e bordit në Rrjetin e Grupeve të Grave në Kosovë, konsideron se një nga arsyet e shkallës së lartë të papunësisë së grave, janë pagat dhe pozitat më të ulëta krahasuar me kolegët meshkuj dhe numri i vogël i kopshteve publike për fëmijë.


Për këtë arsye, Qosaj- Mustafa thotë se në shumicën e rasteve gratë detyrohen të heqin dorë nga profesioni, për tu kujdesur për fëmijët dhe familjet e tyre. “Mos të harrojmë se në Kosovë kapaciteti që siguron Qeveria e Kosovës, për përfshirjen e fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor është vetëm rreth 5 për qind. Çfarë ndodhë me 95 për qind të fëmijëve tjerë? Edhe për këta duhet dikush të kujdeset”, ka thënë Qosaj.

Edhe Luljeta Demolli, nga Qendra për Hulumtime dhe Studime Gjinore, ka theksuar se pagat e ulëta në Kosovë janë arsye e mos punësimit të disa grave.

Por, si arsye tjetër përmend edhe mungesën e grave në pozita vendimmarrëse dhe mos zbatimi i pushimit të lehonisë nga sektori privat. “Rroga jo dinjitoze për profesione të ndryshme që gratë do të ndjeheshin më stabile, pushimi i lehonisë, gratë e reja sidomos, kanë problem për shkak se ato në një moshë të caktuar mund të largohen nga puna për shkak të lindjes se fëmijëve, kurse burrat janë më të punësuar në ndërtimtari dhe fushat tjera, që gratë është më vështirë të punësohen”, tha Demolli.

Në anën tjetër, Luljeta Demolli konsideron se autoritetet kompetente në Prishtinë, urgjentisht duhet që të krijojnë projekte dhe programe më atraktive për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. “Në Kosovë femrat kanë përfunduar fakultetin, masterin, por edhe doktoraturën, por nuk i kemi në tregun e punës, sepse tregu i punës ende vazhdon të konsiderohet si treg për meshkuj. Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe organizatat tjera duhet të ndërrojnë qasjen për të përfshirë edhe gratë në tregun e punës“, thekson Demolli

Ndryshe, që nga viti 2009, në Kosovë ekziston Ligji për Barazi Gjinore që obligon të gjitha autoritetet publike të ndjekin në mënyrë aktive parimet e barazisë mes burrave dhe grave. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori