LAJMI I FUNDIT:

Graçanica fsheh shpenzimet për mallra e shërbime

Graçanica fsheh shpenzimet për mallra e shërbime

Komunarët e Graçanicës nuk i kanë treguar shpenzimet tremujore për mallra e shërbime dhe shpenzimet komunale. Ata kanë treguar vetëm shumën e përgjithshme për këto kategori, por jo edhe shpenzimet veç e veç siç i janë kërkuar nga KD-ja.

Tri faqe të dhëna i janë dërguar KD-së për Raportin financiar për periudhën janar – mars pas kërkesës për qasje në dokumente publike. Aty figurojnë të dhënat e përgjithshme për secilën kategori.

Ndërkohë, që nuk dihet se sa kanë shpenzuar për derivate, për dreka e darka, për telefona e udhëtime zyrtare.


Të gjitha këto hyjnë në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, pos telefonisë fikse që hyn në kuadër të shpenzimeve komunale. Në këtë kategori hyjnë edhe shpenzimet e energjisë, ujit e mbeturinave. Por as për këto zyrtarët komunalë nuk japin të dhëna veç e veç. Në këto 3 faqe raport, nuk është paraqitur as krahasimi me periudhën e njëjtë janar – mars 2014 për të parë nëse kryetari Vladeta Kostiq, ka shpenzuar më shumë ose më pak se paraardhësi i tij, Branimir Stojanoviq. /Telegrafi/