LAJMI I FUNDIT:

Naftëtarët, Qeverisë: Mbaj premtimet

Naftëtarët, Qeverisë: Mbaj premtimet

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka prezantuar para naftëtarëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë Draft Ligjin për Tregtinë me produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, me ç’rast kanë rekomanduar ndryshime konkrete për të pasur një ligj sa më të përshtatshëm

Drafti me propozime për ndryshim u votua dhe ka kaluar nga naftëtarët do t’i dorëzohet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Përfaqësuesit e naftëtarëve pas prezantimit disa minutash të kërkesave të tyre për ndryshime ligjore u janë rikthyer problemit të gjobave që ata kanë me shtetin.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se Shoqata është e shqetësuar se qeveria nuk po i mban premtimet për futjen në treg edhe të një operatori tjetër për fiskalizim.
“Ne si shoqatë e kemi ngritë zërin dhe jemi për fiskalizim dhe kurrë nuk kemi qenë kundër fiskalizimit. Qeveria e kaluar na e mundësoji rastin të hyjë një operator i ri të hapet tregu. Gjithashtu Qeveria e tashme na premtoi liberalizimin e tregut , hapjen e tregut, por gjobat në t erren po janë çdo kund te çdo kompani ..Ne jemi në një situatë shumë të vështirë“, tha Berjani.


Shumë ankesa për gjoba pati edhe nga pronarët dhe përfaqësuesit e kompanive që merren me shitjen e naftës.

Berat Hasolli, nga kompania “IP Petrol”, ka thënë se gjobat janë të papranueshme për ata. “Bisedat që kanë qenë nga Ministria e Financave dhe Shoqata e Naftëtarëve, derisa sa të hyjnë operatorët tjerë në treg dhe derisa të krijohet një garë kompetente dhe garë reale në treg të mos shqiptohen gjoba ndaj bizneseve . Ne do të thotë e kundërshtojmë këtë dhe shprehim shqetësimet tona duke konsideruar si gjoba të pa arsyeshme dhe gjoba të cilat në njëfarë mënyre do t’i pengojnë bizneset në aktivitetet e tyre”, tha Hasolli.

Po ashtu edhe Sokol Muja , nga kompania Petrol Company” , tha se kanë pritur që do të ketë kompani të re të arkave ku do të bien çmimet për arkat fiskale. “Me prezantimit e ministrit është premtuar që do të licencohet një operator i ri ku automatikisht do të bien çmimet e tregut për arka”, tha Muja.

Ndërsa, Ramadan Maloku, shitës i derivateve të naftës dhe anëtar i Shoqatës së Naftëtarëve dha një propozim që u votua nga naftëtarët që të shkojnë në takim me ministrin e Financave dhe të njoftohen për premtimet që u janë dhënë.

“Të shkojmë te Ministria e Financave, te ATK-ja dhe përfundimisht të dimë premtimet që na kanë dhënë edhe Qeveria e mëparshme edhe Qeveria e ardhshme se do të merret një hap vendimtar. Që der i sa të zgjidhet një operatorë tjetër që të zbut ose të eliminon konkurrencën ose monopolin në treg. Gjithë jemi të shqetësuar me gjobat që u shqiptohen në terren”, tha Maloku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori