LAJMI I FUNDIT:

AAK mbështetë prodhuesit e qumështit

AAK mbështetë prodhuesit e qumështit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbështetur qumështarët në kërkesat e drejta dhe kundërshton padrejtësitë që po u bëhen këtyre prodhuesve, në monopolet importuese me qumësht, nga kompanitë e caktuara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se kërkesat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe produkteve të tij, në protestën e sotme të fermerëve vendorë, janë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme.
Grupi Parlamentar dhe Departamenti për Bujqësi i AAK-së, kanë konstatuar se në vitet e fundit janë grumbulluar me dhjetëra probleme në këtë sektor, të cilat Qeveria e Kosovës i ka injoruar dhe vazhdon t’i injorojë.

“Qeveria e Kosovës me politikat e veta po rrezikon falimentimin e kësaj industrie dhe mbylljen e 50 mijë vendeve të punës. Aleanca kërkon nga Qeveria e Kosovës, që prodhimin vendor dhe importin e qumështit, ta mbështesë me politika të drejta bujqësore, si në vendet e rajonit, ta monitorojë atë me saktësi dhe konform standardeve të industrisë ushqimore:, thuhet në një komunikatë të AAK-së.


Po ashtu, AAK kërkon që të gjitha kontigjentet e qumështit që importohen, të kontrollohen në plotni me aktet normative që parasheh HASAP-i.

Ndërsa, nga qeveria dhe institucionet tjera të vendit, Aleanca kërkon ndërmarrjen urgjente të këtyre hapave: aplikimin e Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK), sikur se në vendet e BE-së dhe në vendet e rajonit, me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore; zbatimin, pa asnjë hezitim,të ligjit anti-damping; kuotizimin e importeve të qumështit dhe të produkteve të tij; rregullimin ligjor të importit të produkteve me prejardhje bimore; marrjen e masave balancuese ndaj produkteve të subvencionuara dhe lirimin nga taksat e importit për materialin e domosdoshëm dhe për lëndën djegëse për prodhim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbështetë fuqishëm protestuesit në kërkesat e drejta dhe kundërshton padrejtësitë që po u bëhen këtyre prodhuesve, në monopolet importuese me qumësht, nga kompanitë e caktuara.

Aleanca është deri në fun d në anën e prodhuesve vendorë të Kosovës, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori