LAJMI I FUNDIT:

SHBA, prodhuesi më i madh i naftës lë pas Arabin Saudite

SHBA, prodhuesi më i madh i naftës lë pas Arabin Saudite

Tregu i energjisë u është nënshtruar ndryshimesh të fuqishme kohët e fundit. Kuotimi i arit të zi ra në nivelin më të ulët të një dekade, ndërsa konsumi botëror u rrit me ritmin më të ngadaltë në disa dhjetëravjeçare.

Por së fundi ka dhe një zhvillim të ri. Raporti më i fundit i kompanisë BP Energy tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht prodhuesi më i madh i naftës në të gjithë globin. Duke cituar studimin në fjalë, “Zëri i Amerikës” thotë se në kulmin e tyre, vitin e kaluar, SHBA-të operuan më shumë se 1,800 platforma nafte dhe gazi e shpuan gati 40,000 puse të reja.

Kaq u desh për ta rritur prodhimin amerikan në 11.6 milion fuçi në ditë, gati 16 për qind më shumë se një vit më parë dhe mjaftueshëm për t’i zënë vendin Arabisë Saudite, duke e spostuar të dytën në listën e prodhuesve kryesorë të arit të zi.


Merita i takon pjesërisht përdorimit të teknologjisë së nxjerrjes me ujë me presion, çka ndihmoi të nxirren më shumë produkte nafte nga depozitat argjilore, që dikur ishte e pakonceptueshme të arriheshin. Teknologjia e njohur si “fracking” apo frakturimi hidraulik përfaqëson sot një ndryshim themelor. Revolucioni amerikan i prodhimit me teknologjitë e reja arriti maja të reja, thotë VOA. Çmimet e naftës ranë ndërsa emetimet e karbonit llogaritet të jenë rritur me ritmin më të ulët në 15 vite.

Megjithatë, edhe kjo metodë kaq përparimtare nuk u ka shpëtuar polemikave. Akademia Botërore e Biznesit thotë se rritja e prodhimit përbën një rrezik më të lartë për plazhet, si ai në Kaliforni, ku çarja e një tubacioni derdhi dhjetëra mijëra litra naftë të papërpunuar. Ekspertët përmendin ndër të tjera edhe rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm në zonat ku përdoret kjo metodë, si dhe dëmtime të terrenit në rajonet me ndjeshmëri mjedisore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori