Qumështarët kanë alarmuar se tregu i Kosovës është mbushur me produkte të qumështit të cilat kanë përbërje të dyshimta, sidomos shumë lloje të djathëravei. Sipas qumështarëve janë identifikuar shumë lloje të djathërave të cilat prodhohen nga yndyra të ndryshme bimore si mielli i sojës, vaji i palmës, si dhe amidoni e substanca të ndryshme.
Në tregon tonë shiten djathëra, të cilat përmbajnë vajin e palmës, vaj ky që në vendet e rajonit është përdorur vetëm për prodhime kozmetike. Konsumimi i këtyre djathrave, sipas qumështarëve, është i rrezikshëm për shëndetin, ngase shkakton bllokim të enëve të gjakut, rritje të tensionit dhe stimulon paraqitjen e infarkteve të ndryshme.
Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, është shprehur se sektori i përpunuesve të qumështit është duke u ballafaquar me probleme të ndryshme dhe se nga viti i kaluar ato janë shtuar si pasojë e mungesës së zbatimit të ligjit, që rregullon importin e produkteve shtazore, konkurrencën e padrejtë dhe keqpërdorimin e parasë publike.
“Tregu i Kosovës është i vërshuar me produkte që vijnë nga vende të ndryshme të rajonit dhe dëmet më të mëdha i shkaktojnë këtij sektori, sepse produktet nuk kanë përbërje nga qumështi”, ka thënë ai.
Memaj ka akuzuar Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit (AUV) dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) që lejojnë importin e këtyre produkteve në vendin tonë në bazë të një rregulloreje me nr.18/2013, e cila rregullon importin e produkteve me origjinë shtazore.
“Kjo rregullore është duke u shfrytëzuar për të lejuar importin e produkteve tjera të cilat nuk kanë përmbajtje të qumështit. Në këtë formë i është dhënë mundësi dhe hapësirë prodhuesve të ndryshëm nga vendet në rajon që në paketime të futin atë që e dëshirojnë, pa asnjë lloj kriteri që përcakton mënyra e importit. Kemi të bëjmë më një shkelje flagrante të ligjit, e cila jo vetëm që e dëmton buxhetin e Kosovës, por e prish konkurrencën e barabartë duke ua bërë të pamundur prodhuesve dhe përpunuesve vendor që të jenë konkurrentë me produkte të tyre”, ka theksuar Memaj.
Por Flamur Kadriu, drejtor i Departamentit të shëndetësisë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUVK) ka hequr të gjitha dilemat rreth produkteve të qumështit, të cilat vijnë nga vendet e ndryshme në tregun tonë.
Ai ka thënë për KosovaLive se produktet e qumështit të importuara nga jashtë nuk janë të dyshimta dhe as të dëmshme për shëndetin e njeriut. “Ato produkte janë të përbëra nga qumështi, ndërsa zëvendësohen nga yndyra shtazore me atë bimore dhe se si aktivitet nuk është i palejuar. Produktet nuk janë të rrezikshme, por janë imitime, kanë vlera ushqyese tjera prej vlerave të produkteve ushqimore. Pamundësia që kësaj t’i shtohet një taksë ekstra që me balancuar në treg për nga çmimi, konsumatori po e zgjedh një produkt, i cili është më i lirë. Kjo po shkakton pakënaqësi tek fermerët dhe prodhuesit vendorë. Produktet nuk mund të hyjnë në tregun e Kosovës në qoftë se nuk e kanë certifikatën shëndetësore që produkti është i sigurt për konsum”, ka theksuar Kadriu.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit theksojnë se duhet marrë seriozisht kërkesat e bizneseve e sidomos të prodhuesve vendorë. Sipas tyre nuk duhet lejuar që prodhimet vendore të dëmtohen nga konkurrenca jo e drejtë dhe nga prodhime të dyshimta të cilat në treg futen me çmime shumë më të ulëta. Më këtë ata tërheqin vëmendjen se përveç që dëmtohet buxheti i Kosovës, më së shumti pëson qytetari. /Kosovalive/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A