Nuk ka oborr të familjeve kosovare që nuk e kanë të mbjellur nga një trup të kumbullës. Madje, edhe kultivimin e saj mund ta bësh në çdo vend të Kosovës. Mirëpo, edhe përkundër këtij fakti tregun vendor me kumbulla përsëri po e mbushin shtetet e huaja.
“Në vitin 2013 përkatësisht nga Korriku i vitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014 kumbulla e freskët është importuar kryesisht nga Serbia (46%), nga Maqedonia (39%), nga Shqipëria (10%) si dhe pjesa tjetër prej 5% nga vendet e tjera si: Greqia, Italia, Turqia ejt”, thuhet në një raport të Ministrisë së Bujqësisë të bërë për tregun e kumbullës.
Në këtë raport është treguar po ashtu se në vitin 2013 Kosova ka importuar 299 ton kumbulla të freskëta që krahasuar me vitin 2012 sasia e importuar është rreth 7 për qind më e ulët. Vlera e importit të kumbullës së freskët në vitin 2013 ka qenë 124 mijë e 718 euro.
E, më e keqja e gjithë kësaj është se Kosova nga viti i kaluar e deri më tani nuk ka arritur ta eksportoj asnjë kokërr kumbull në shtetet e rajonit. Siç ka treguar Ministria e Bujqësisë nga korriku i vitit të kaluar e deri në mars 2015 nuk ka pasur eksport të kumbullës.
Derisa, është thënë se Kosova sasinë më të madhe të eksportit të kumbullës e ka pasur gjatë viteve 2012 dhe 2013.
Por, që edhe kjo sasi është mjaft e vogël nëse krahasohet me importin. “Në vitin 2013 Kosova ka eksportuar 7.7 ton kumbulla dhe e tërë kjo sasi ka qenë kumbull e freskët që krahasuar me vitin 2012 sasia e eksportuar është dukshëm më e madhe. Në vitin 2012 për dallim nga viti 2013 pjesa më e madhe e eksportit ka qenë në ekuivalent të kumbullës ndërsa rreth 1.6 ton ka qenë kumbull e freskët”.
Kurse, vlera monetare e krejt këtij eksportit të kumbullës në vitin 2013 ka qenë vetëm 1 mijë e 947 euro.
Në këtë raport të Ministrisë së Bujqësisë është treguar po ashtu se në vitin 2013 në Kosovë rreth 22 per qind e sipërfaqes ishte mbjellur me kumbull përkatësisht 1,843 ha apo 31 për qind më shumë, krahasuar me vitin paraprak që ishte rreth 1,404 ha.
Por, sipas këtij institucioni bazuar në të dhënat e Agjensionit të Statistikave të Kosovës prodhimtaria e kumbullës për vitin 2013 ishte mbi 24 ton. Kurse, gjatë kësaj kohe Kosova ka importuar mbi 299 ton kumbull.
Kumbulla vendore fillon të jetë në treg nga fundi i muajit korrik. Çmimet e tregut të kumbullës për varietetin pozhegra sillen nga 0.69 euro deri në 0.97 euro, ndërsa ato të varietetit prune sillen nga 0.63 euro deri në 0.97 euro.
Kurse, kumbulla e importuar gjendet në tregun tonë gjatë gjithë kohës e edhe kur kumbulla vendore është e pranishme në treg. Çmimet e importit të kumbullës në Kosovë për varietetin pozhegra janë sjellur nga 0.73 euro në muajin janar, duke vazhduar me këtë mesatare edhe në muajt e tjerë gjatë vitit deri në muajin Dhjetor ku paraqitet me çmim prej 4.88 euro, ndërsa sa i përket varietetit prune çmimet janë sjellur nga 2.65 euro në muajin Janar, duke shënuar zbritje në muajt kur kumbulla vendore është në treg në 0.76 euro, dhe duke vazhduar me ngritje në muajt pasues. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos