Më shumë se 1,881 slloven e kanë vizituar Kosovën vitin e kaluar. Shumica e tyre kanë ardhur për biznes. Ndërsa të shumtë janë ata që tashmë kanë hapur bizneset e tyre këtu. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se numri i këtyre mysafirëve gjithnjë e më shumë po rritet ashtu sikur edhe vlera e investimeve të tyre direkte.
Sllovenia është njëri ndër investitorët më të mëdhenj direkt në Kosovë me 217 milion euro investime deri në fund të vitit 2014. Aktualisht janë 250 kompani me kapital slloven të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë që punojnë mbi 2000 punëtorë, raporton Gazeta Fjala.
Ndërkaq, qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, vitin e kaluar kanë sjellë në vendlindje 2.2 milionë euro.
E, kosovarët, më së shumti e njohin Slloveninë përmes qumështit Alpsko dhe investimeve në kompaninë telekomunikuese IPKO. Ndërkaq, politikanët vendës në deklaratat e tyre publike e quajnë vend mik dhe shumica e tyre i kanë të deponuara paratë në bankën me kapital slloven NLB.
Por, këto raporte ekonomike janë vënë në pikëpyetje javën e fundit, pas arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Lublanës, bazuar në një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Qytetarët e revoltuar kanë sulmuar dy nga objektet e kompanive të këtij shteti dhe bashkë me përfaqësues të komunitetit të biznesit e politikës kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve sllovene.
Njohës të ekonomisë, vlerësojnë se pala kosovare po merr vendime të ngutshme në raport me këtë vend të Bashkimit Evropian.
Drejtoi i Qendrës për Hulumtime Strategjike (STRAS), Ibrahim Rexhepi, ka shkruar se është për keqardhje kur arrestimi i tij (Ramush Haradinajt) përdoret si pretekst për të treguar sa e duam gjeneralin dhe Kosovën. “Pse pikërisht tash na u kujtua se “Alpsko” është mall nga Sllovenia, se IPKO dhe NLB-ja qenkan sllovene? Më herët nuk e ditëm këtë? Po na ishim ata që morëm 252 milionë euro kredi nga NLB-ja, e forcuam IPKO-n që të merr 36,2 për qind të tregut të telefonisë mobile, apo që përmes konsumit ndikuam që importet nga Sllovenia të jenë 65 milionë euro, kurse të eksportojmë vetëm dy milionë euro!”, shkruan Rexhepi në facebook.
Sipas tij, duhet të kundërshtohet dhe të protestohet për shkak të arrestimit të Haradinajt. “Por, Kosova gjithmonë është e jona, si janë tonat edhe produktet që prodhohen. Pra, ta mbajmë qëndrimin ndaj asaj që na ofrohet nga jashtë përgjatë tërë jetës, e jo vetëm atëherë kur nga i arrestojnë gjeneralët ( sot Ramushin, dje Cekun). Frikësohem se deklaratat dhe veprimet ndaj mallrave dhe shërbime që marrim nga Sllovenia bëhen vetëm sa për të mos e humbur shansin “që të kundërshtojmë”, e jo pse kemi bindje se kështu do të sillemi edhe nesër”, thekson Rexhepi.
Edhe drejtori i Institutit për Hulumtime Zhvillimore, “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, ka kundërshtuar sulmin ndaj bizneseve sllovene në Kosovë. “Bizneset që punojnë në Kosovë, hapin vende pune në Kosovë, paguajnë taksa në Kosovë, investojnë në Kosovë – janë biznese të Kosovës. Secili sulm primitiv ndaj tyre është i njëjtë e barabartë me sulmet ndaj bizneseve tjera në Kosovë; në pronësi të kudo qofshin ato”, ka shkruar Abdixhiku.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se për tre muaj të parë të vitit 2015, biznesmenë nga Sllovenia kanë investuar në Kosovë 1.3 milion euro.
Megjithatë, ky shtet në dy vitet e fundit ka mbetur mbrapa sa i përket investimeve direkte në raport me Turqinë e Gjermaninë.
Investimet e huaja direkte në tremujorin e parë 2015
Gjermania – 11.4 milionë euro, Zvicra – 19.5 milionë euro, Turqia – 20.1 milionë euro, Shqipëria – 9.7 milionë euro.
Investimet e huaja direkte deri në fund 2014
Sllovenia – 217 milionë euro, Gjermania – 253 milionë euro, Turqia – 291 milionë euro, Zvicra – 178 milionë euro.
Gjatë vitit 2008 – 1.289 vizitorë, më 2009 – 1.481 vizitorë, më 2010 – 1.166 vizitorë, më 2011 – 1.707 vizitorë, më 2012 – 461 vizitorë, më 2013 – 1.467 vizitorë, më 2014 – 1.881 vizitorë.
Eksporti i Kosovës drejt shtetit Slloven gjatë prillit të vitit 2014 ka qenë në vlerë të vetëm 3 mijë eurove. Kurse, në prill të këtij viti ai është 15 mijë euro. E krejt kjo vlerë në total është 0. 1 për qind e eksportit të përgjithshëm.
Importi i Kosovës nga Sllovenia për muajin prill të vitit të kaluar ka qenë 458 mijë euro. Derisa në muajin prill të këtij vi kjo shumë ka shkuar në 506 mijë euro. Në vlerë totale është 2 për qind.
Importi nga Sllovenia: Viti 2005- 54.998 euro, 2006-56.001 euro, 2007- 62.420 euro, 2008-66.762 euro, 2009- 66.378 euro, 2010- 65.738 euro, 2011 71.614 euro, 2012- 68.385 euro, 2013- 61.314 8 euro.
Eksporti për në Slloveni nga viti: 2005-1.231 euro, 2006- 4.515 euro, 2007-4.290 euro, 2008- 6.304 euro, 2009- 2.882 euro, 2010-6.203 euro, 2011- 6.001 euro, 2012-1.417 euro dhe 2013-1.434 euro. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A