Ka përfunduar vlerësimi preliminar edhe për një pjesë tjetër të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Vlerësimi është bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), si institucion përgjegjës për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ndërkaq, vlerësimi për projektet e tjera po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përputhje me kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ 01/ 2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 (UA 01/2015), si dhe Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 (PBZHR 2015).
Vlerësimi preliminar ka përfunduar edhe për Nënmasen 101.3b Rritja e zogjve (brojlerëve) dhe për Nëmasen 101.6 Sektori vezëve.
Ditë më parë AZHB-ja ka përfunduar vlerësimin preliminar të projekteve konkurruese për Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, në nënmasat: 103.1 Përpunimi i qumështit, 103.2 Përpunimi i mishit, 103.3 Përpunimi i pemëve dhe perimeve, si dhe 103.3a Prodhimi i verës. Vlerësimi preliminar ka përfunduar edhe për Masen e Ujitjes së Tokave Bujqësore, si dhe për nënmasat 101.3a Trashja e viçave, 101.4a Prodhimi i qumështit nga lopët dhe 101.4b Prodhimi i qumështit nga delët që janë në kuadër të Mases 101 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore. Rezultatet e këtyre janë publike.
Në pajtim me UA 01/2015, si dhe dokumentet tjera përkatëse, sot janë marrë vendimet për aprovimin e vlerësimeve preliminare për projektet konkurruese për rritjen e zogjve (brojlerëve) dhe sektorin e vezëve dhe poashtu, nga kjo ditë hapet edhe periudha për ankesat potenciale dhe për kontrollin e parë në terren. Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB.
AZHB në ditët në vazhdim do të bëjë publike edhe vlerësimet preliminare të projekteve konkurruese në masat dhe nënmasat e tjera, të parapara në PBZHR 2015. Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuar, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.
Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:
• Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në terren.
• Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
• Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë nënmasë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.
• Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk e kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e kompletuar, sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
• Të gjithë aplikantët kanë të drejtën e ankesës, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave.
• Afati i ankesave, në pajtim me nenet 33 dhe 34 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 është 15 ditë nga dita e marrjes së vendimit (19 Qershor) dhe zgjatë deri ditën e Shtunë, më 4 Korrik 2015, ora 16:00. Ankesat dorëzohen në zyrat e Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë (AZHB) në Prishtinë, rruga Nazmi Gafurri (Rruga për Gërmi, afër Gjimnazit Sami Frashëri).
• Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB, çdo ditë pune, si dhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këtë të martë për ditën e kinemasë përjetoni MICKEY 17 në ekranin më të madh në rajon IMAX, me çmime të veçanta !

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare