LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë për shtat vitet dha 39 milionë euro për qumështarët

Ministria e Bujqësisë për shtat vitet dha 39 milionë euro për qumështarët

Sektori i qumështit po ankohet në mbështetjen institucionale, në veçanti për sigurimin e tregut, por ata duket se janë më të përkëdhelurit e shtetit në një aspekt tjetër.

Përmes Implementimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), sektori i cili ka përfituar më së shumti është sektori i qumështit.

Ky sektor është mbështetur me grante dhe subvencione çdo vit, nisur prej vitit 2008. Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Fjala, nga viti 2008 e deri në vitin 2015 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë për sektorin e qumështit 39,478,636.00 euro, (Grante investive: 18,361,306.81 euro + Pagesa direkte: 21,117,329.00 euro). Në shumën prej 39 milionëve 5 milionë janë nga Komisioni Evropian dhe 34 milionë vetëm nga shteti i Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.


Mbështetja sektoriale është e fokusuar në rritjen e fondit të kafshëve të qumështit përmes subvencionimit të krerëve prodhues, ndërsa përmes granteve investive janë mbështetur investimet në fermë, mekanizëm bujqësorë, pajisje për ngritjen e cilësisë së përpunimit të qumështit dhe përmirësim të marketingut të produkteve të qumështit.

Problemi i qumështarëve del të jetë tregu, një fushë kjo që e mbulon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori