Drejtoria komunale e Bujqësisë në Ferizaj ka bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë për 49 përfitues. Sistemin e ujitjes e përfitoi edhe Makfire Avdiu nga fshati Gaçkë, e cila ka të mbjella pesë ari tokë me kulturën e mjedrës. Ajo tha se këtë kulturë e ka mbjellë falë ndihmës së shoqatës “Gratë për gratë” nga Prishtina, ndërkaq sistemin e ujitjes po e përfiton nga komuna e Ferizajt.
“Sistemi i ujitjes na ndihmon mjaft shumë sepse edhe ne si gra po arrijmë që të avancohemi dhe po arrijmë që edhe të përfitojmë nga puna që po bëjmë”, ka thënë zonja Avdiu.
Edhe Zyrafete Qerimi nga fshati Komogllavë, ka përfituar sistemin e ujitjes. “Unë kam të mbjella dredhëza, ndërkaq komuna na ofroi sistemin e ujitjes. Është ndihmesë shumë e madhe sepse pa këtë sistem nuk mund të funksionojmë”, ka thënë Qerimi.
Drejtori i Bujqësisë në komunën e Ferizajt, Xhemajl Reqica, me këtë rast tha se sistemi i ujitjes për fermerët ferizajas po bëhet në kuadër të subvencionimeve të vazhdueshme që po bën komuna. Ai tha se kësaj herë kanë pasur bashkëpunim edhe me shoqatën ‘Gratë për gratë” nga Prishtina.
“Ky është një projekt që do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e rendimentit, posaçërisht në ato kulturat e imëta siç është manaferra, mjedra, fasulja dhe kultura të tjera që përfitojnë sistemin e ujitjes. Kriteret kanë qenë, që të jenë fermerë të komunës së Ferizajt, sipërfaqja tokësore të jetë në territorin e komunës së Ferizajt, ata të cilët merren me bujqësi dhe të jenë të papunë, në një mënyrë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e bashkëpunimit me shoqatën gratë për gratë,sepse edhe gratë kanë filluar të kuptojnë që duhet të merren me bujqësi, të prodhojnë të mira materiale, nga sektori i bujqësisë”, ka thënë Reqica, duke shtuar se këta përfitues nuk kanë asnjë obligim ndaj komunës së Ferizajt.
U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën mbi 16 mijë euro. Gjithashtu u tha se Drejtoria e Bujqësisë në shtator të këtij viti do të bëjë edhe subvencionime të tjera për fermerët e komunës së Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos