LAJMI I FUNDIT:

Bankat me kamata qesharake për depozita

Bankat me kamata qesharake për depozita

Derisa në bankat komerciale që funksionojnë në Kosovë, kamatat e kredive arrijnë deri në 8.3 për qind, normat në depozita tashmë kanë rënë nën një për qind. Edhe pse kamatat për depozita nga ekspertët konsiderohen jashtëzakonisht të ulëta, niveli i kursimeve të qytetarëve në banka tashmë ka arritur në mbi 2. 5 miliardë euro.

Normat mesatare të depozitave, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, janë 0.9 për qind, për ekonomitë familjare 0.7 për qind, kurse për ndërmarrjet vetëm 1.3 për qind.

Ekspertë për çështje financiare, konsiderojnë se arsye e kamatave të ulëta për kursime, janë mjetet e mjaftueshme që posedojnë bankat, kurse aprovimi i kredive është në nivel të ulët.


Flamur Keqa, udhëheqës i Institutit për Banka dhe Financa, për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse krahasohet niveli i normave të kredisë dhe atyre të depozitave, atëherë rezulton se kamatat për kursime janë të ulëta.

“Ne që disa vite jemi mësuar që interesi për depozita në banka të jetë më i lartë, kurse tashmë po ballafaqohemi me një interes të ulët, i cili reflekton se në tregun e parave ka një ofertë më të madhe nga ana e depozitorëve. Ndërkaq bankat kanë mjete monetare në formë të mjeteve likuide, në një përqindje mjaft të madhe”, shprehet Keqa.

Dhjetë bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë konzervative në shpërndarjen e kredive, thotë eksperti tjetër i ekonomisë Ismail Kastrati.

Kjo sipas tij, ka ndikuar që të rritet vlera e depozitave madje më normë të ulët të interesit. “Margjina në mes depozitave dhe kredive të plasuara rregullisht në Kosovë është mbi 6 për qind, prandaj edhe bankat e kanë këtë fitim kaq të lartë, sepse shumë pak paguajnë për kamatat primare në depozita, ndërkaq i plasojnë me kamata shumë të larta. Edhe oferta është e madhe, ndërkaq shpërndarja e kredive është e vogël. Bankat nuk dinë se çka të bëjnë më mjetet e grumbulluara nga depozitat sepse janë shumë konservativ në shpërndarjen e kredive“, tha Kastrati.

Pavarësisht normave të interesit, depozitorët nuk kanë ndonjë alternativë më të sigurtë për kursimet e tyre, thotë edhe Flamur Keqa. “Vendimmarrja mbetet tek depozitorët se a janë të interesuar që t’i vendosin paratë e tyre me një siguri në banka dhe të përfitojnë sado pak nga këto mjete, apo interesi i depozitorëve jashtë bankave, mirëpo me një rrezik eventual për paratë e tyre”, tha Keqa për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, kamatat e kredive dhe depozitave bankat i përcaktojnë në bazë të politikave të tyre, pasi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në politikat e bankave.

Përderisa vlera e depozitave në bankat komerciale ka arritur mbi 2.5 miliardë euro, vlera e përgjithshme e kredive është mbi 1.9 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori