LAJMI I FUNDIT:

Pejanët paguajnë pa provizion mbeturinat në Postë

Pejanët paguajnë pa provizion mbeturinat në Postë

Qytetarëve të regjionit të Pejës u është mundësuar të paguajnë pa kurrfarë provizioni faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës. Kjo është arritur me marrëveshjen mes Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti” dhe Postës së Kosovës.

Menaxhmenti i të dyja ndërmarrjeve publike është i kënaqur që ka arritur të ofrojë një shërbim të ri sa më afër qytetarëve. Në komunën dhe regjionin e Pejës, Posta ka një rrjet të gjerë të zyrave postare. Posta e Kosovës është e licencuar për shërbime financiare nga Banka Qendrore e Kosovës.

Pagesat që kryhen në institucione bankare ofrohen edhe në Postë, por me provizionin më të ultë në Kosovë, ose fare pa provizion, siç janë faturat për energji elektrike, ujë, mbeturina, etj.


Falë angazhimit dhe përkushtimit maksimal, në zyrat postare në regjionin e Pejës është rritur numri i pagesave. Kjo rritje tregon se qytetarët e Pejës janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve të Postës.

Në Postë mund të paguhen edhe tatimi në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve të shtetit, pagesa për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori