LAJMI I FUNDIT:

Albert Matoshi, drejtor i ri ekzekutiv i OEGJK-së

Albert Matoshi, drejtor i ri ekzekutiv i OEGJK-së

Albert Matoshi, është zgjedhur në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.

Drejtori i ri i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, Albert Matoshi, është i diplomuar në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe është në përfundim e sipër të studimeve postdiplomike në universitetin e Sheffieldit në Angli, drejtimi Menaxhment i Përgjithshëm.

Matoshi, është 43 vjeç dhe ka një përvojë të gjatë pune mbi 15 vite në sektorin bankar dhe të zhvillimit ekonomik. Për rreth 13 vjet eksperiencë në “Raiffeisen Bank Kosovo” në sektorë të ndryshëm, prej tyre mbi dhjetë vjet në Departamentin e Korporatave.


Ai ka qenë udhëheqës i Departamentit të Korporatave mbi gjashtë vjet, ku përfshihet menaxhimi i portfolios së klientëve (korporatave) të sektorit privat dhe atij publik.

Në të njëjtën kohë ai ishte përgjegjës për marrëdhëniet me klientët dhe investitorët e huaj aktiv në Kosovë me fokus të veçantë tek klientët gjermanofolës. Para kësaj, ai ka punuar për dy vjet si menaxher i projekteve në Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Rindërtim (Kwf) kurse më herët si asistent i projekteve për misionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Kosovë.

Matoshi është njohës shumë i mirë i gjuhëve të huaja atë gjermane, angleze dhe serbokroate, dhe me përvojën e tij në nivelin akademik, do jetë një vlerë e shtuar e kapaciteteve profesionale e humane të OEGJK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori