LAJMI I FUNDIT:

Nga greva në protestë para Qeverisë (Foto)

Nga greva në protestë para Qeverisë (Foto)

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, kanë protestuar para Qeverisë, nga e cila po kërkojnë që sa më shpejtë t’i emërojnë anëtarët e Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Kryeministër, zbato Kushtetutën. Kryeministër, heq dorë nga kapja e shtetit”, këto janë disa nga pankartat të cilat po i mbajnë në duar protestuesit, raporton ORAinfo.
IMG_4943
Ndryshe, nga 27 maji i vitit të kaluar, ish-punëtorët e Fabrikës së tubave patën hyrë në grevë për shkak të mos ekzekutimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për kompensimin financiar në vlerë mbi 25 milionë euro.
IMG_4947
Edhe pse ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në atë kohë u pat premtuar që kërkesat e tyre do të realizohen, ato vazhdojnë të mbesin ende të papërmbushura. E gjithë kjo po ndodh për shkak se AKP-ja, e cila duhet të bëjë ekzekutimin e vendimit të Qeverisë, ende nuk e ka të kompletuar bordin.
Tani, punëtorët e kësaj Fabrike që një kohë të gjatë janë duke kërkuar krijimin e bordit të AGP-së në mënyrë që procesi i kërkesave të tyre të realizohet më shpejt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori