LAJMI I FUNDIT:

“Solid” dërgon 18 mijë palë këpucë në Francë

“Solid” dërgon 18 mijë palë këpucë në Francë

Ka nisur kontingjenti prej tetëmbëdhjetë mijë palë këpucësh “Made in Kosova” për në Francë nga fabrika vendëse e prodhimit të këpucëve “Solid” nga Suhareka.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se janë këtu për të shënuar këtë sukses të fabrikës prodhuese “Solid” dhe i cili na gëzon të gjithëve. Ai tregoi se ky prodhues pos që mbulon me prodhime tregun vendës, eksporton edhe në disa shtete evropiane dhe më gjerë. “Kjo fabrikë dita ditës po rritet dhe e cila ka rrit eksportin mbi 30 për qind, nga e cila nga Kosovë po sjell para të freskëta e të gatshme. Nga këto eksporte pos që përfiton kompania dhe të punësuarit aty, përfiton edhe shteti edhe ekonomia e Kosovës”, tha Shahini.

Prodhimet e Kosovës, dita ditës jo vetëm që po joshen, por edhe po kërkohen edhe nga kompanitë prestigjioze evropiane e më gjerë. Edhe prodhuesit e tjerë duhet të ndjekin shembullin e tillë dhe të ngrisin eksportet nga të cilat do jenë përfitues të gjithë.


Kryetari i AKB-së shtoi se prodhimet e “Solid”-it janë të cilësisë së lartë, gjë të cilën po e dëshmojnë edhe kërkesat e shumta për eksport. Kontingjenti prej 18 mijë palësh kapë vlerë e mbi 300 mijë euro “AKB-ja do të bë të pamundurën që t’i krijohet hapësirë më e madhe prodhuesve vendës dhe që të krijohen politika më konkurruese që i shpien ato drejt rritjes, zhvillimit, uljes së papunësisë”, tha Shahini.

Ai shtoi se janë pak prodhues vendës që eksportojnë, por problem nuk është cilësia, por politikat jo të mira fiskale dhe tejet diskriminuese që të marrin tregje në Bashkimin Evropian e më gjerë.
Kurse Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve “Solid”, në Suharekë tha se po nisin kontingjentin e këpucëve për në Francë, prej 18 mijë palë këpucësh, të modeleve të ndryshme. “Interesimi jo vetëm i francezëve, italianëve, gjermanëve, zviceranëve, malazezëve, kroatëve, serbëve e vendeve tjera është i madh. Modeli Eram u nisë sot për Francë ku janë 18 mijë palë këpucë”, tha Kuçi.

Ai tregoi se fabrika prodhon edhe për kompaninë prestigjioze të vendeve të lartë cekura, ku edhe eksporton sasi të mëdha pa ndërprerë dhe shpresojnë se në të ardhmen do të lodhin kontrata e eksportojnë edhe ne vende tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori