LAJMI I FUNDIT:

STRAS: Qeveria të lejojë Valën të zhvillohet

STRAS: Qeveria të lejojë Valën të zhvillohet

Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale-STRAS, ka publikuar hulumtimin për zhvillimet në tregun e telekomunikacionit, prej të cilit, por edhe nga debati, kanë dalur rekomandime të qarta për Qeverinë e Kosovës.

Sipas rekomandimeve, Qeveria e Kosovës nuk duhet të preokupohet me privatizimin e kompanisë së paku gjatë këtij mandati, ndërkohë që edhe devidenti të lejohet për t’u riinvestuar, e jo të tërhiqet ende pa u mbyllë viti.

Sipas të dhënave që ka prezantuar STRAS, tregu i telefonisë mobile nga 199 milionë euro që ishte në 2011, ka rënë për më shumë se 50 milionë euro, në rreth 140 milionë euro.


“Tregu është në rënie. E vetmja pjesë e ndritur mbetet tregu i internetit që ka filluar”, ka thënë drejtori ekzekutiv i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi.

Sipas tij, krahas tregut ka rënë edhe PTK-ja.

“PTK në vitin 2011 arriti kulmin, për të filluar rënien. Kjo rënie ndodhi sepse Qeveria nuk ka vizion të qartë për zhvillimin e kompanisë, PTK u bllokua në dy procese të dështuara të privatizimit. Investimet u bllokuan dhe kjo gjë që ndikoi keqazi në afarizmin e kompanisë”, tha Ibrahim Rexhepi, duke shtuar se të gjitha këto kanë ndikuar që fitimet e PTK-së të bien nga 60 milionë në 16 milionë euro, kurse të hyrat nga 160 milionë në 99 milionë euro.

Ai po ashtu theksoi se PTK pagoi devidentë në shumën prej mbi 460 milionë euro, dukshëm më shumë se vet fitimet e kompanisë.

Ai ka kërkuar që ARKEP të veprojë më shpejtë në dhënien e frekuencave.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se në tregun e Kosovës po ngjan e njëjta që po ndodhë edhe në pjesë tjera të botës dhe kjo lidhet me rënien e telefonisë fikse mobile.

“Përveç rënieve kemi edhe disa gjëra pozitive në lidhje me internetin dhe depërtueshmërinë e tij. Janë disa projekte si 4G që do t’i japë hapësirë të mirë zhvillimit të këtij sektori”, tha ministri Stavileci, duke shtuar se zhvillimet teknologjike kanë afektuar operatorët në Kosovë.

Ai ka premtuar se qeveria ka edhe obligime dhe shpejt do t’i ndajë frekuencat për dy operatorët kryesorë.

Kryetari i ARKEP-it, tha se edhe Shqipërinë, përdorimi i thirrjeve dhe sms pa para, e ka goditur me rënie prej 17 për qind, Maqedoninë me 11 për qind e kështu me radhë.

“Në BE forca goditëse ka filluar me herët”, tha Ekrem Hoxha, duke shtuar se më datën 22 korrik do merret vendimi për alokimin e brezit frekuencorë.

Sipas tij, do të kenë gjithë resurset për të ofruar kualitet, por njëkohësisht edhe do të mbikëqyren për shërbimet e tyre.

“Jemi gati për t’i mbikëqyrë operatorët për shërbimet që ofrojnë”, tha Hoxha, duke vlerësuar qartësinë e raportit të STRAS-it.

Agron Mustafa, drejtori i PTK-së, duke folur për tregun në regjion, potencoi rastin e bashkimit të operatorëve në Maqedonia dhe Shqipëria, si rrjedhojë e rënies e tregut.

“Mendimi për operatorë të tretë para privatizimit të Vala do ishte goditje për operatorin publik. Do ishte katastrofale dhe i bëjë thirrje politikës mos të mendojë në këtë drejtim”, tha Agron Mustafa.

Sipas tij, është e palogjikshme që disa vite më herë i janë larguar Valës të gjitha kompanitë publike.

Ai ka kritikuar faktet që paret që merren nga Vala, të shkojnë për shërbime në operatorët tjerë.

“Jemi kompani publike, 100 për qind në pronësi publike. Gati 500 milionë Vala ka dhënë në emër të devidentes. Kemi 2.300 punëtorë dhe 20 mijë persona janë të lidhur me Vala”, tha tutje drejtori Mustafa.

“Që prej dy vitesh kërkojmë brezin frekuencorë shtëse. Qe dy vite i kemi paratë të buxhetuara, por nuk e kemi. Do të donim të tregonim forcën tonë. Kjo për shkak se sipas informatave, konkurrenca nuk është gatshme të paguajë. Bëj thirrje publike që sa më shpejt të na japin resurset shtesë”, përfundoi Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori