LAJMI I FUNDIT:

ATK me kritere diskriminuese për kuponë fiskalë

ATK me kritere diskriminuese për kuponë fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar një kampanjë për mbledhjen e kuponëve fiskalë, ku qytetarëve që mbledhin një shumë të caktuar gjatë blerjes me kupon fiskale mund edhe të shpërblehen me para.

Por kriteret e ATK-së për grumbullimin e kuponëve fiskalë janë diskriminues, pasi që nëse një qytetar e arrin shumën e blerë me veten 1 kupon ai nuk llogaritet, pasi që duhet të jetë një numër më i madh i kuptove sipas kritereve.

Shembull, nëse keni blerë me një kuponë fiskalë më shumë se 502 euro ju nuk mund t’i përfitoni 15 euro, pasi numri i kuponëve duhet të jetë së paku 30 për 250 euro.


Administrata tatimore - ATK - te arriturat gjate periudhes Janar-Qershor 2015 - foto ridvan slivova (3)
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku, ka thënë gjatë një prononcimi për Telegrafin se për të përfituar rimbursim konsumatorët duhet të plotësojnë disa kritere.

“Kushti është vlera dhe numri i kuponëve fiskalë, kategoria e parë 30 kuponë mbi 250 euro deri në 500, kategoria e dytë 501 deri 800, kushti 40 kuponë. Me 38 kuponë pra konsumatori mbetet në kushtin e parë, dhe kushti i tretë është ai mbi 800 euro dhe 50 kuponë, do të thotë se janë dy kushte edhe numri i kuponëve fiskale edhe vlera e tyre”, tha ai.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Nahit Sharku, institucioni që e drejton ai është ekzekutiv e jo vendimmarrës. “Ne jemi institucion ekzekutiv dhe ekzekutojmë çdo gjë që del nga Ministria e Financave dhe Parlamenti i Kosovës. Këto janë kushte të përcaktuara”, ka thënë Sharku.
smartphone-argent

Kriteret për përfitim

Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 250 euro deri në 500 euro, do të rimbursohen në vlerën 10 euro. Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 501 euro deri në 800 euro, do të rimbursohen në vlerën 15 euro. Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kupon dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800 euro do të rimbursohen në vlerën 20 euro”, është thënë në njoftimin e ATK-së, transmeton Telegrafi.

“Klientët do të dërgojnë kuponët fiskal në regjionin më të afërt të ATK-së, në pliko të mbyllura me të dhënat personale dhe numrin e xhirollogarisë personale në njërën nga Bankat Komerciale në Kosovë. Pra, dorëzimi i plikove të mbyllura me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajit prill, maj dhe qershor, do të dërgohen në ATK, deri më 31 korrik”.

Në këtë mënyrë, siç raporton Telegrafi, në baza tremujore konsumatorët do të kenë mundësi për të kërkuar rimbursimin edhe për periudhat tjera, pra duke dërguar plikot brenda muajit pasues, pas çdo tremujori.
ATK
Pas plotësimit të të dhënave në ueb faqen e ATK-së të dhënat e dërguar në emailin tuaj nga administrata printohen dhe futen në pliko së bashku me kuponët fiskale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori