LAJMI I FUNDIT:

Mikpritja shqiptare mposht frikën e turistëve çekë

Mikpritja shqiptare mposht frikën e turistëve çekë

Me dhjetëra turistë çek kanë zbarkuar prej disa ditësh në qytetin e Lezhës, për të eksploruar bukuritë natyrore që ka ky rajon. Ajo çfarë i tërheq më shumë ata janë kampingjet, por nuk ngurojnë të frekuentojnë edhe pishinat në këtë qytet.

Ndërkohë që shijojnë rrezet e diellit dhe klimën e Mesdheut, turistët shprehen se nuk kanë asnjë frikë apo pengesë që të vijnë në Shqipëri, transmeton A1Report. Atë çfarë ka ndodhur me dy turistët e vrarë e quajnë një incident që mund të ndodhë në të gjithë vendet e botës.

“Ne po shëtisim vende të ndryshme prej 60 ditësh në Shqipëri duke vizituar vendet më të bukura malore dhe kështjellat, pasi na pëlqejnë shumë dhe Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.


Nuk kemi frikë të vijmë këtu pasi njerëzit janë shumë mikpritës dhe ne po kalojmë perfekt që prej ditës së parë kur kemi shkelur në këtë vend. Ja vlen që të vizitohet dhe ne do vijmë sërish”, – thotë një prej turistëve.

“Këtu në Lezhë është një vend shumë i bukur. Të ofrohet gjithçka dhe kjo na ka tërhequr shumë ndaj dhe ne e vizitojmë. Na pëlqejnë shumë kampingjet dhe pishinat siç dhe kjo ku jemi ndaluar prej dy ditësh. Ngjarja që ka ndodhur 2 javë më parë nuk na ka frikësuar, pasi shqiptarët janë një popull shumë mikpritës dhe ne do të vazhdojmë ta vizitojmë këtë vend”, shprehet një tjetër.

“Kemi ardhur këtu, pasi ndihemi shumë mirë, na pëlqen ajo çfarë të ofrohet në vendin tuaj dhe ne nuk do ta braktisim. Vrasja e dy turistëve çek nuk na frikësuar, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende të botës dhe një popull nuk mund të identifikohet me një individ, ndaj ju bëjë thirrje të gjithëve ta vizitojnë Shqipërinë, pasi është një vend ideal”, thotë një nga turistët çek.

Operatorët turistik në Shëngjin nga ana tjetër thonë se numri i turistëve të huaj është gjithnjë në rritje dhe ngjarja e fundit nuk ka ndikuar negativisht në këtë drejtim.

“Mire është turisti të shkojë me një agjenci turistike jo si të thuash ktu aty vend e pa vend. Me doemos ndodhin ngjarje të ndryshme sikur ka ndodhur dhe kjo e fundit. Ta respektojmë ashtu si duhet. Respektoje ashtu siç duhet sepse një turist të heq 1 mijë, një turistë të bie 10 mijë”, thotë Arben Fusha

Ajo çfarë të ofron rajoni i Lezhës në turizëm ka tërhequr vëmendjen e mijëra turistëve të huaj të cilët nga viti në vit numri i tyre është gjithnjë në rritje.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori