LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë korrjeshirjet realizohen mbi 75%

Mitrovicë korrjeshirjet realizohen mbi 75%

Fermerët mitrovicas janë në vlugun e punës për grumbullimin e bukës së motmotit. Shumica e sipërfaqeve, kryesisht në zonat rrafshore të mbjella me grurë tashmë janë korrur, ndërkohë që po vazhdojnë punët në korrje në pjesët kodrinore të komunës.

Drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu i shoqëruar nga zyrtarët e Komisionit Komunal për korrje-shirjet, ka inspektuar mbarëvajtjen e tyre në sipërfaqet e mbjella me grurë në fshatin Vidimriq në veri të qytetit.

Në arat e punës ai ka takuar një nga fermerët e dalluar të kësaj komune, Skënder Rexhepin, I cili tha se ka të mbjella me grurë rreth 11 hektarë.
Krahasuar me vitin paraprak, Rexhepi tha se rendimente e grurit këtë vit janë më të ulëta, kryesisht si pasojë e thatësirave.


Drejtori Aliu, inkurajoj fermerin Rexhepi për punën e bërë si fermerë i dalluar, njëherësh premtoj vazhdimin e mbështetjes nga Komuna për fermerët kultivues të grurit.

Ndryshe, sipas kryesuesit të komisionit përgjegjës, Bedri Bajrami, deri më tani në komunën tonë është korrur mbi 75 për qind e sipërfaqes së mbjell me grurë.

“Rendimentet po sillen mesatarisht rreth 3 mijë e 600 kg për hektarë, ndërsa rendimentet në sipërfaqet e mbjell me elb mesatarja sillet rreth 1 mijë e 900 kilogramë për hektarë”, tha Bajrami.

Ndonëse Drejtoria e Bujqësisë për mbjelljeve vjeshtore në komunë kishte planifikuar sipërfaqe prej 1 mijë e 200 hektarë grurë, janë mbjell vetëm 1 mijë e 30 hektarë, ndërsa me elb ishin planifikuar 35 ndërsa janë mbjell 30 hektarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori