Biznesmeni dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Kelmendi ka thënë se duhet të bëhen reforma në Doganat e Kosovës për të pasur zhvillim të shpejtë ekonomik. Sipas tij, duhet pasur edhe thjeshtim të procedurave.
Madje Kelmendi ka dhënë edhe disa rekomandime për t’i reformuar Doganat. “Kontakti i parë i mallrave të importit është me oficerët doganor në kufirin Kosovar. Këtu bëhet prezantimi i dokumentacionit përcjellës, siç janë fatura, certifikata e origjinës dhe dokumentacioni përcjellës që bartë transportuesi, në doganat e Kosovës. Dokumenti unik doganor i përpunuar dërgohet në dhomën e kontrollit dhe vlerësimit të mallit se a është në përputhje me dokumentacionin e duhur, çmimin, sasinë dhe elementet tjera përcjellëse. Kjo dhomë ka pasur për qellim largimin e kontaktit të drejtpërdrejtë të importuesit me oficieret vlerësues, (si ide e mirë e cila arrin qëllimin, meqë shumë akterë ekonomik kanë zvogëluar edhe sasitë edhe çmimin e mallrave me çka kanë ndikuar drejtpërdrejt tek të hyrat doganore për buxhetin e Kosovës por indirekt kanë nxjerrë në treg çmime joreale për shkak të shmangies doganore dhe tatimore dhe në atë rast çmimi në treg ka dalë nga 10 deri në 20 për qind më i lirë se sa çmimi real). Këtu ka përfituar qytetari por është dëmtuar buxheti dhe akterët e mundshëm ekonomik që kanë afinitet për të prodhuar këtë produkt si dhe shpeshherë prodhuesit tonë janë detyruar të merren me informalitet për të përballuar këtë sfidë”, thekson Ramiz Klemendi.
Pronari i Elkos Group dhe i rrjetit të marketeve ETC thotë se akteret ekonomik që punojnë në të zezë gjejnë gjithmonë rrugë ilegale. “Akterët ekonomik infrormal gjejnë rrugën, ndërsa në rastin e dëmtimit të akterëve kontrollues kjo formë po jap rezultatet e veta. Pra, akterët ekonomik prodhues kërkojnë trajtim kualitativ të çmimeve të zvogëluara dhe atë duke vendosur rregulla të kërkimit të dokumentacionit relevant, dhe në anën tjetër duke vepruar si mekanizëm dëmtues të veprimtarive konkurruese Si ? Dikujt i pranohet çmimi edhe më i zvogëluar e dikujt i rritet çmimi dhe detyrohet për të kalkuluar me këto parametra rritës. Kjo gjë mund të konstatojmë se po ndikon në zvogëlimin e kapitalit dhe me këtë po ndiqet rruga e largimit nga ky import, meqë po krijohen monopole të caktuara”, theksoi ai.
Sipas deputetit Ramiz Kelmendi, ekonomia e lirë e tregut është aftësi për tu përballur me konkurrencën e denjë dhe me aftësitë e mundësitë financiare për të blerë si mallra të gatshëm ashtu edhe repromateriale me çmim sa më të lirë, në mënyrë që tregut kosovarë ti ofrohen çmime të lira dhe të dilet në treg me çmime në raport me konkurrencën.
“Në këtë temë, edhe transporti është mundësi dhe aftësi e kontraktimit më të lirë sepse edhe kjo komponentë ka ndikimin e vet në çmimin e tregut. Shtrohet pyetja; Çka po ndodhë tani në emër të informalitetit edhe real edhe imagjinar ?. Po zbatohet rregulli (komunistë) që është në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, si barazimi i çmimeve të caktuara apo përafrimi gjithnjë me çmimin më të lartë (pa marrë parasysh specifikat e lartcekura), pastaj po barazohen edhe transportet duke u bazuar në çmimorën e transportit me kilometër dhe në këtë rast lind fakti se në Kosovë mundë të bleshë produkt me çmim çfarë të duash porse duhet që atë produkt ta doganosh me çmim referentë dhe transport referentë (ketë çmim referentë e përdorte Shqipëria për pataten) dhe kjo formë e punës është shumë e dëmshme por edhe më e dëmshme do jetë po që se implementohet në formë selektive”, thotë ai.
Kelemndi thotë se doganat kanë rol qenësorë dhe vendimtarë si për prodhimtarinë, tregtinë dhe çmimet e rritura në treg për konsumatorë, sjellim edhe këto rekomandime:
“1. Nëse dëshirohet që kjo dhomë e krijuar të bëjë kontrollin e duhur, duhet që nga dokumenti doganor të hiqet emërtimi i importuesit (sepse këta oficer doganor kontrollojnë mallrat dhe çmimin e tyre e jo emërtimin e importuesit).
2. Të krijohet udhëzim apo të respektohet ligji në fuqi për dokumentet e nevojshme që duhet të prezantojë importuesi në mënyrë që këto çmime të prezantuara të jenë reale dhe të aprovuara.
3. Të hiqet udhëzimi administrativ i cili i barazon çmimet e transportit, kjo sepse kontraktimi i transportit i ka specifikat e veta.
4. Të hiqet dorë nga elementi i barazimit të çmimeve, sepse kjo është në kundërshtim me ekonominë e tregut. Ngritja e çmimeve në treg për konsumatorët i bënë prodhimet e Kosovës më të shtrenjta se prodhimet e tjera.
5. Mbushja e buxhetit në këtë formë administrative është e dëmshme dhe shkon në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe në momentin e implementimit të ligjit këto të hyra do mungojnë në buxhet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A