LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e mëdha pa strukturë qeverisëse

Bizneset e mëdha pa strukturë qeverisëse

Është mbajtur konferenca e radhës e organizuar nga Instituti Riinvest “Qeverisja korporative tek bizneset familjare në Kosovë.” Në këtë konferencë, Instituti Riinvest shpalosi të gjeturat e një hulumtimi me 50 biznese të mëdha në Kosovë, si pjesë e një projekti mbi qeverisjen korporative tek bizneset familjare, i mbështetur nga Qendra për Ndërmarrje Ndërkombëtare Private – CIPE.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha se sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen këto biznese, sfida këto të brendshme në strukturën e tyre organizative, të cilat ua pamundësojnë të tërheqin dhe të mbajnë kapital njerëzor të cilësisë së lartë, marrjen e huave me kosto të ulët të kapitalit dhe sigurimin e një qëndrueshmërie afatgjatë.

Hashani më tej shtoi që është e rëndësishme që bizneset të informohen mbi parimet e qeverisjes korporative dhe pastaj në mënyrë vullnetare t’i adoptojnë ato, pa pasur nevojë që këto parime të përfshihen në korpusin ligjor të vendit.


Të gjeturat e detajuara nga studimi i Institutit Riinvest i shpalosi Agon Nixha, hulumtues i avancuar në Institutin Riinvest.

Shumica e bizneseve të mëdha familjare në Kosovë, sipas tij, nuk kanë strukturë qeverisëse ku mirëfilli ndahen rolet dhe përgjegjësit; kjo si rezultat ndikon në qëndrueshmërinë e këtyre bizneseve. Ai më tutje shtoi se bordet e bizneseve familjare në Kosovë janë të vogla, me një mesatare prej 3.5 anëtarësh, kjo mesatare është dukshëm më e vogël se mesatarja e Bashkimit Evropian e cila është 7.4 anëtarë.

Një numër i kufizuar i anëtarëve të bordit sipas Nixha, nënkupton mundësi më të madhe për bordin që të arrijë vendime pa debat dhe analizë të duhur, duke u dominuar nga interesa të caktuara.

Sipas tij, bizneset e intervistuara nuk janë shumë transparente në financat e tyre, madje vetëm 15 për qind e tyre iu shpalosin të dhënat financiare punëtorëve me të cilët punojnë në baza ditore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori