LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Postës: Prokuroria të hetojë në MPMS-në

Sindikata e Postës: Prokuroria të hetojë në MPMS-në

Sindikata e Postës së Kosovës (SPK), ka reaguar lidhur me mos nënshkrimin e marrëveshjes për Skema Sociale me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), megjithëse ishte caktuar data dhe ora për nënshkrim. Kjo sindikatë thotë se ky është një veprim i papranueshme dhe skandaloze.

SPK thotë se ka qenë pjesë e delegacionit të Postës së Kosovës që ka biseduar me MPMS-në për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe se kjo e fundit ka ftuar Postën e Kosovës që më datën 28.05 të këtij viti, në ora 14:00, në objektin e Ministrisë, të nënshkruhet Marrëveshja për Skemat Sociale, gjë që nuk ndodhi.

“Vetëm një orë para kohës së caktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, nga MPMS na kanë telefonuar që të shtyhet Marrëveshja me Postën dhe të vazhdohet shpërndarja e Skemës Sociale përmes Bankës për Biznes (BpB). Qeveria do të kursente 60 mijë Euro në vit kur Skema Sociale të shpërndahet përmes zyrave postare të Postës së Kosovës. A nuk është edhe ky fakt i mjaftueshëm që ky shërbim të kalojë nga bankat private tek Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës?”.


“Jozyrtarisht, jemi të njoftuar se ka pasur ndërhyrje nga zyrtarë të lartë të Qeverisë që kjo Marrëveshje të mo s nënshkruhet. Ne ftojmë edhe Prokurorinë e Republikës së Kosovës që të hulumtojë këtë rast sepse ne dyshojmë që për interesa të individëve të caktuar është anuluar nënshkrimi i Marrëveshjes. Ju njoftojmë se rreth një mijë punëtorë janë të indinjuar dhe të zhgënjyer me këtë gjendje. Kërkesat e punëtorëve për greva, protesta dhe aktivitete tjera sindikale nuk mund të ndalën më”, thuhet në një komunikatë të kësaj sindikate dërguar mediave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori