LAJMI I FUNDIT:

OEAK: Me pakon e re të hyjnë në fuqie dhe masat e reja fiskale

OEAK: Me pakon e re të hyjnë në fuqie dhe masat e reja fiskale

Pas miratimit të ligjeve të reja që rregullojnë fushën tatimore në Republikën e Kosovës si dhe duke pasur parasysh që dispozitat e reja të këtyre ligjeve tatimore janë paraparë të hyjnë në fuqi më 1 shtator 2015, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), i bënë thirrje Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës që në të njëjtën kohë të finalizojnë të gjitha elementet e pakos fiskale, ashtu që krahas ligjeve të reja të hyjnë në fuqi edhe masat e reja fiskale.

Në mënyrë që pakoja e re fiskale vërtetë të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e investimeve të reja, fuqizimin e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, Oda Amerikane beson që ditët në vijim duhet të shfrytëzohen për kompletimin e kornizës lehtësuese ligjore.

Në këtë drejtim Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e vendit që në përputhje me Ligjin për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore të bëjë zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore, më konkretisht të lëndëve të para që nuk prodhohen në vend e të cilat gjejnë përdorim në proceset e prodhimit dhe përpunimit.


Në të njëjtën kohë, Oda Amerikane kërkon që në përputhje me ligjet e reja tatimore, Ministria e Financave të hartojë sa më shpejtë të jetë e mundur aktet e reja nënligjore që do të mundësonin hyrjen në fuqi të pushimeve tatimore, si instrument i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të reja – të huaja apo të brendshme.

Ofrimi i lehtësirave gjithëpërfshirëse fiskale, përfshirë këtu edhe aplikimin e pushimeve tatimore do t’i mundësonte vendit që të përmirësojë përparësitë e tij konkurruese në nivel të shteteve të tjera të rajonit dhe të rrisë atraktivitetin e tij si një destinacion i rëndësishëm për investitorët e huaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori