LAJMI I FUNDIT:

Përkrahen me grante 15 biznese të grave

Përkrahen me grante 15 biznese të grave

Union i Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) me seli në Këln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Organizatën “Gratë në Biznes” dhe Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë (OEGJK), kanë organizuar në fshatin Krushë e Madhe ceremoninë e ndarjes së 15 granteve për biznese prodhuese të grave në Kosovë, 4 prej të cilëve i janë dhënë anëtarëve të Kooperativës Bujqësore “Krusha”.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Murat Jashari, anëtarë nderi në Kryesinë e UBKGJ-së si dhe përfaqësues të bizneseve nga Gjermania dhe Kosova, dhe personalitete të ndryshme nga vendi. “Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa ne Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre dhe rindërtojnë jetën”, theksoi Jashari, raporton Telegrafi.

Mysafirëve i uroi mirëseardhje kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, inkurajoj Unionin e Bizneseve Kosovaro-Gjermane me seli në Gjermani dhe investitorëve të tjerë të investojnë në Krushë pasi vendi “njihet në Kosovë dhe Evropë për produktet e saj cilësore”.
Ndërsa drejtoresha ekzekutive e “Gratë në Biznes”, Hamide Latifi, përgëzoi gratë e Krushës për punën e madhe që po bëjnë. Ajo tha se përmirësimi i kushteve të punës me investime shtesë për objektin e përpunimit dhe teknologjisë përpunuese, do të ndihmonte krushjanët të shtojnë prodhimin.
Gani Nuha, zëvendëspresidenti i UBKGJ-së tha se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe përkrahjen për Krushën.


Fahrije Hotin, pronare e Kooperativës së grave “Krusha”, tha se gratë e Krushës janë simbol i paqes, i dijes, i vullnetit dhe i suksesit. “Kjo punë na u ka imponua dhe më shumë ka qenë punë e zorit për të rritur fëmijët tanë, por sot këtë punë e bëjmë me shumë dëshirë”, theksoi Hoti.

Edhe Samir Krasniqi, President i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, premtoi që Oda do të ndihmojë këto kompani të grave të sapoformuara në zhvillimin e biznesit dhe qasjen në treg.

Përfaqësuesit e UBKGJ u njohën me nevojat afatshkurta dhe planet afatmesme te kooperativës së grave “Krusha”. Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori