LAJMI I FUNDIT:

Tash edhe udhëtime detare turistike “hallall”

Tash edhe udhëtime detare turistike “hallall”

Duke parë një treg gjithnjë e në rritje, me një interes e tërheqje të jashtëzakonshme, një kompani turke me bazë në Antalia, Fusion Tour, do të eksperimentojë në udhëtimin detar që do të organizojë në shtator drejt Greqisë.

Gjithçka në anijen turistike do të jetë në përputhje me vlerat fetare islame. Nuk do të ketë pije alkoolike, prodhime me mish derri, e as lojëra kumari. Qendrat sportive do të jenë më vete për meshkujt dhe femrat, po ashtu dhe hapësirat e tjera shlodhëse, si dhe banjat turke e mesxhidet.

Turizmi “hallall”, e posaçërisht hotelet e klasifikuara si të tilla, kanë qenë në ekspansion gjatë viteve të fundit, por një udhëtim detar turistik “hallall” do të kryhet për herë të parë.


Lundrimi turistik “hallall”, i emërtuar “Në gjurmët e otomanëve”, do të nisë më 27 shtator nga një port i Izmirit, për të vijuar drejt ishujve grekë të Rodit dhe Kretës, e më pas për në Pire.

Drejtori i përgjithshëm i firmës turistike shpjegon se nuk do të jetë vetëm një udhëtim pa pije alkoolike e prodhime me mish derri. Sipas tij, “ka për të qenë një udhëtim kulturor dhe historik, që premton një atmosferë të ndërkomunikimit shoqëror.”

Projektuesit e këtij udhëtimi tregojnë se interesi është i lartë megjithëse sapo është dhënë njoftimi për të, e kjo për shkak të kërkesave të shumta për këtë koncept turistik. Ata të shpjegojnë se gjërat janë menduar aq në detaje, sa në muret e anijes turistike nuk gjen asnjë tablo që të bjerë në kundërshtim me vlerat islame.

Organizatorët po mendojnë që të përgatisin në muajt e ardhshëm paketa turistike të këtij lloji ku të përfshihen dhe vende të tjera për t’u parë, duke synuar të tërheqin jo vetëm turqit, por edhe myslimanët anekënd botës.

Ndërsa ky është udhëtimi i parë turistik detar “hallall,” hotelet “hallall” në Turqi janë shtuar në numër prej kohësh. Vetëm 27 hotele të tilla gjendeshin në vend para vitit 2007, por numri i tyre u dyfishua në pesë vitet që pasuan.

Turistët arabë po e bëjnë gjithnjë e më tepër destinacion të tyre Turqinë. Numri i tyre në vitin 2013 ishte 2 milionë, e një vit më pas turistët arabë që vizituan Turqinë u soll në rreth 3 milionë.

Por në mendjen e agjentëve turistikë turq nuk janë vetëm arabët, por tërë myslimanët, duke patur si qëllim ta kthejnë Turqinë dhe në një qendër të turizmit “hallall”. /Tesheshi/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori