LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi shpalos pjesë nga plani i tij: Eksporti, importi dhe lëvizja e parasë

Kelmendi shpalos pjesë nga plani i tij: Eksporti, importi dhe lëvizja e parasë

Biznismeni kosovar dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka vazhduar të shpalos pjesë nga plani i tij ekonomik për Kosovën.

Ai së fundi ka zbuluar se si Kosova e pasluftës me makineri të vjetërsuar e të amortizuar në njërën anë, dhe në anën tjetër me produkte të prodhuara nga këto makineri është i pamjaftueshëm për të kthyer tregun e kaluar.

Ja plani i Ramiz Kelmendit për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës


Kosova e pasluftës me ekonomi, makineri të vjetërsuar e të amortizuar në njërën anë dhe në anën tjetër me produkte të prodhuara nga këto makineri me treg të humbur e çmime jokonkurruese sepse kapaciteti i makinerisë është i pamjaftueshëm për të kthyer tregun e kaluar.
Pastaj pjesa më e madhe e tregut ishte treg politik me kompensime, treg i cili sot nuk ekziston fare. Këto fakte na bëjnë të kuptojmë se tregu i Kosovës ishte në tërësi i zbrazët edhe për nga prodhimi dhe për nga kualiteti. Shtrohet pyetja sot – Kush ka obligim të furnizoi qytetarët e vendit me produkte të asortimanit të gjerë?

Këta janë tregtarët, sepse nocioni i tregtarit është identifikimi i nevojave, furnizimi i shpejtë dhe me çmimin sa më të lirë.

Të gjitha këto furnizime u nevojiten të plotësojnë nevojat e tregut, por edhe vet tregu i sotëm i Kosovës ka nevojë për shumë mallra dhe shërbim nga importi. Çka importojmë ? Karburant, energji elektrike, vaj, sheqer, kripë, qumësht, miell, makina prodhuese, makina transporti, arra, lajthia, dardha dhe shumë produkte tjera që në treg konsumohen. A kemi mundësi të zëvendësojmë këto produkte të importuara? Asnjëherë plotësisht, meqë nuk ekziston shtet në Botë që i plotëson nevojat e veta me prodhimtari dhe shërbime.

Andaj edhe eksporti i parasë është i domosdoshëm. A ka det Kosova ? Jo. Për këtë fakt, numër i madh qytetarësh pushojnë në bregdete të ndryshme duke shpenzuar nga 300 deri ne 1000 euro për kokë të pushuesit, shumë kjo e cila arrin mbi 100 milionë deri ne 300 milionë euro, për sezonë. Nga kjo del se eksportohen euro e importohet ngjyrë e lëkurës dhe pushime.

Pra Kosova do ketë gjithnjë këtë eksport meqë asnjëherë s’do ketë deti. Prej këtij konstatimi derivon fakti se eksport të parasë së gatshme do ketë gjithnjë, porse Kosovës i nevojitet import i parasë së gatshme në forma të tjera të mundshme.
Sot nga remitancat dhe eksporti i vogël, ndërsa nesër mundë të përmirësohet ky deficit tregtarë dhe atë në këtë mënyrë të propozuar si më poshtë:

1. Duke e analizuar importin detal si në Kosovë dhe në shtetet e rajonit dhe BE-së, dhe të fillohet me ndërtimin e prodhimtarive për zëvendësimin e këtyre produkteve me ligjet e ekonomisë së tregut.

2. Duke importuar repromateriale dhe ndërtimi i ekonomive që këto repromateriale i përpunon, ndërsa të njëjtat do i eksportonim. Kjo sjellë punësim, të hyra nga devidenta dhe zbret deficitin tregtarë të Kosovës.

Këto metoda të propozuara janë të domosdoshme dhe sa më shpejtë që të kuptohen nga të gjithë akterët ekonomik dhe politik aq më shpjet arrijmë tek rezultatet dhe eliminojmë prezantimet e shpeshta në media se po importohet shumë, po importohet çfarëdo malli gjë që është destimuluese për afaristët e rinj sepse për çdo prodhimtari që ballafaqohet me ekonominë e tregut i duhet ndonjë komponentë e cila nuk prodhohet asnjëherë në Kosovë. Me rëndësi është të kuptohet se Kosovës i nevojitet që këto prodhimtari të jenë edhe zëvendësuese edhe eksportuese të cilat sjellin devidentë të mjaftueshme, TVSH në tregun e brendshëm dhe punësim të përhershëm e të qëndrueshëm. E udhës është që këto kohë të mos bëhen ndërhyrje në ekonominë e tregut, siç janë ato të llojit ‘sugjerime patriotike’ por të ketë sugjerime ekonomike dhe profitabile, meqë këto elemente i njehë ekonomia e tregut të lirë dhe të përbashkët evropian.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori