LAJMI I FUNDIT:

Projekt i UNDP-së dhe Qeverisë turke për mbrojtjen e pyjeve

Projekt i UNDP-së dhe Qeverisë turke për mbrojtjen e pyjeve

Investimet në zhvillimin e pylltarisë janë më se të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Projekti “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde” paraqet planin për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri e kohezioni. Problem tjetër për pyjet në Kosovë është edhe prerja ilegale e tyre.

Këto vlerësime u bënë në prezantimin e projektit “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde”, nga ekspertë pyjorë të UNDP-së nga Turqia.

Drejtori për Menaxhim me Pyje, Faruk Bojaxhiu, tha se për shkak të gjendjes ekonomike të popullatës, duke mos pasur alternativë për ngrohje, Kosova po përballet me prerje ilegale.


Ai tha se ky projekt i Qeverisë Turke për UNDP, është synim që pyjet cungishte të kthehen në pyje cungishte. “Ky është një projekt i cili është investuar apo është donacion i Qeverisë turke nëpërmjet UNDP në Turqi, është hartuar një plan menaxhimi për njësinë menaxhuese “Prishtina 3”, të Komunës së Fushë Kosovës, dhe synimi ynë është që këto pyje cungishtë e në të ardhmen e afërt të i kthejmë në pyje tungishte duke pasur parasysh që pyjet cungishte janë pyje që lindin nga farat dhe cilësia e drurit dhe format e rritjes së tyre janë shumë ma të shpeshta dhe më produktive”, tregon Bojaxhiu.

Drejtori i përgjithshëm i pyjeve të Turqisë Ismail Ysmyz, tha se do të bashkëpunohet edhe për projekte të tjera, si në industri, bujqësi e turizëm, e jo vetëm në mbrojtjen e pyjeve.
“Kemi dëshirë të bashkëpunojmë me Kosovën për shkak se jo vetëm në pikëpamje të mbrojtjes së pyjeve ose të zhvillimit të pyjeve, por kemi dëshirë të bashkëpunojmë edhe në momentet tjera, në zhvillimin e Industrisë për shembull, ose zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe të tjera. Ashtu q ë besoj jam ndjerë shumë afër, edhe prandaj duam të kemi bashkëpunim me juve në çdo pikëpamje, në çdo mënyrë ku mundemi të zëmë vend”, theksoi Ysmyz.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se nga 1.500 hektarë të sipërfaqes së Fushë Kosovës sa është tani, në të ardhmen kjo sipërfaqe do të zgjerohet dhe në këtë mënyrë menaxhimi i këtyre pyjeve të ulëta të bëhet në periudhën kohore 10 vjeçare.

“Projektet e tilla kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik të sektorit pylltarisë. Projekte të tilla kemi pas edhe më parë sidomos në pyjet e larta tash kemi këtë projekt në pyje të ulëta dhe do të i kontribuojë sidomos menaxhimit më të mirë të pyjeve në këto sipërfaqe të cilat janë të përfshira në këtë projekt. 1.500 hektarë të cilat janë përfshirë në Komunën e Fushë Kosovës, në njësinë ekonomike “Prishtina 3”, mirëpo në të ardhmen këto sipërfaqe do të zgjerohen në mënyrë që menaxhimi i këtyre pyjeve të ulëta të bëhet në periudhën kohore 10 vjeçare, në mënyrën më të mirë që është e mundshme”, tha Berisha.

Sipërfaqja e pyjeve në Kosovë është 481 mijë hektarë, dhe shumica prej tyre, apo diku rreth 70 për qind, janë pyje cungishte.

Një projekt si ky parashihet të vazhdojë dhe në të ardhmen në atë mënyrë që të përfshihen të gjitha sipërfaqet cungishte.

Nikoqirët dhe mysafiri nga Turqia me këtë rast këmbyen dhurata, ndërsa drejtorit të përgjithshëm të pyjeve në Turqi, Ysmyz, iu dhurua harta e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori