Sa here vijnë muajt e verës diaspora me të madhe ia mësynë Kosovës. Të shumtë janë ata që sjellin edhe para të majme të kursyera nga puna e kursimet nga muajt paraprak.
Emin Emini familjes së tij në Gjilan këtë verë ia solli rreth 15 mijë euro. I ardhur nga Gjermania për kalimin e pushimeve në vendlindje ai tregon se këtë vit solli në shtëpi më shumë para se sa viteve të kaluara. “Kemi planifikuar me vëllanë renovimin e shtëpisë gjatë kësaj vere. Kjo është arsyeja e sjelljes së këtyre parave. Por gjatë qëndrimit këtu për tri javë sigurisht se do të dalin edhe shpenzime tjera”, tha Emini.
Ai bënë të ditur se bashkë me familjen e tij 5 anëtarëshe të paktën dy herë brenda vitit vinë në Kosovë, por jo gjithherë ai sjell para të majme në familje. “Këtë herë kemi planifikuar investime në shtëpi se kur të vimë herave tjera nuk besoj se do të sjellim kaq para”, tha Emini.
Deri tani, ka disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropë. Bile Kosova është ndër vendet në Ballkan me më se shumti dërgesa të pranuara nga mërgimtarët.
E sjellja e parave ndikim ka edhe në rritjen e konsumit e rrjedhimisht edhe ndikim në ekonominë e gjithëmbarshme të vendit.
Në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës ndër të tjerash thuhet se remitencat në vitin 2014 ndikuan që Kosova të arrij rritjen ekonomike që pati për më pak se 3 për qind. Sipas Raportit Vjetorë të Bankës Qendrore të Kosovës të publikuar në muajin qershor efektet e përmirësimit të ekonomisë në Eurozonë ndikim kanë në ekonominë e Kosovës nëpërmjet remitencave, investimeve të huaja direkte.
“Remitencat, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, vazhdojnë të kontribuojë në ngushtimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Vlera e gjithsej remitencave të pranuara në vend në vitin 2014 arriti në 693.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.7 për qind”, thuhet në këtë raport.
Edhe në një studim të bërë kohë më parë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, është theksuar se pa këto para të dërguara nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, norma e varfërisë në Kosovë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani ka theksuar se konsumin familjar në Kosovë kryesisht e mban diaspora, dhe atë jo vetëm gjatë muajve të verës kur ata vinë në pushime, por gjatë tërë vitit. “Rëndësia kryesore e remitencave të diasporës sonë mbështetet në sigurimin e konsumit në Kosovë, pra konsumi në Kosovë mbahet pikërisht në bazë të remitencave që dërgohen nga diaspora jonë”, thekson profesor Limani.
Viti 2015 është i fundit që diaspora Kosovare do të paguaj miliona euro taksë për të hyrë në Kosovë në emër të sigurimeve kufitare. Pas vendimit për përgjysmim të tarifave të polisave kufitare të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës, pritet që shumë shpejtë të merret vendimi për heqjen komplet të pagesave për polisa në kufi.
Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit kosovarë për sigurimet Kosovë-Serbi, Rrahim Pacolli, i cili është shprehur i bindur se edhe në Kosovë do të filloj të zbatohet Kartoni i Gjelbër. “Nesër kemi takim me palën serbe dhe jam i bindur që do të arrijmë marrëveshje që Byroja Evropiane të na jap të drejtën për ta implementuar Kartonin e Gjelbër, qoftë përmes një shteti tjetër qoftë vetë Kosova”, ka thënë Pacolli.
Por, ky ka hasë në rezistencë të fortë tek kompanitë e sigurimeve në Kosovë, nisur nga përvoja e mëhershme me këto polisa.
Pacolli tregon se edhe për vendimin e fundit për uljen e taksës ka pasur kundërshtim të madh tek kompanitë tjera të sigurimeve, të cilat nuk mund të heqin dorë nga miliona euro përfitime.
Në anën tjetër Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, më datë 18 qershor 2015, mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë nga 1 korriku i këtij viti. /Revista Ekonomia/ /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A