Mbështetja financiare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe partnerëve ndërkombëtarë për kultivuesit e mjedrave, ka ndikuar në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë.
Nga rreth 23 hektarë që ishin të mbjellë në vitin 2013, vitin e kaluar sipërfaqet e mbjella më këtë pemë arritën në 130 hektarë, si dhe me një prodhimtari vjetore deri në 580 ton. Kjo sipërfaqe dhe rendimentet pritet të rriten këtë vit. Përkrahja e ministrisë për këta prodhues është duke vazhduar edhe sivjet përmes granteve investive, dhe për herë të parë nga ky vit edhe përmes subvencioneve, të cilat përveç shtimit të prodhimtarisë po ndikojnë edhe në shtimin e cilësisë së këtyre prodhimeve.
Për të promovuar edhe më shumë mjedrën, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, bashkë me drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope vizituan sot kultivuesit e mjedrës në “Panarin e mjedrave”, i cili është hapur sot në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
Ministri Krasniqi tha se mjedra është me potencial të madh në Kosovë dhe tashmë ministria e ka në fokus të veçantë. “Përfitimet e fermerëve janë shumë të mëdha dhe ne si ministri në partneritet me miq dhe partner ndërkombëtarë do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor të rëndësishëm dhe me fokus të veçantë tek pemët manore tek mjedra dhe të gjitha ato pemë të cilat me të vërtetë e rrisin prodhimtarinë e zëvendësojnë importin dhe sjellin përftime për fermer, duke rritur vendet e punës dhe duke ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik”, tha ai.
Krasniqi ka falënderuar USAID-in për përkrahjen e bujqësisë, në veçanti në promovim dhe ekspertizë. “MBPZHR-ja edhe këtë vit ka filluar me projekte të reja, duke përfshirë edhe subvencionimin për herë të parë për pemishtet ekzistuese, me 400 euro për hektarë, kemi dhënë mbi 1 milion euro për pemët manore, për të ngritur pemishte të reja, mbi 1.5 milionë euro për përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe ky buxhet do të vazhdojë të jetë r edhe më i madh në vitet e ardhshme gjë që besoj se do të rrisë konkurrueshmërinë e prodhuesve tonë, cilësinë e prodhimeve tona dhe do të ndihmojë edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik”, shtoi ministri.
Ndërkaq drejtori i USAID-it, James Hope tha se janë të lumtur që në Kosovë në vazhdimësi po zhvillohen sektorë të ndryshëm në bujqësi dhe po kultivohen produkte të reja.
“Kjo mbështetje e USAID-it ka të bëjë me sjelljen e varieteteve të reja, me sjelljen e teknologjisë së re, mënyrave të reja të paketimit, si dhe plasimit në treg. Dhe sikurse edhe tha ministri kjo ka sjellë deri te një sasi dhe cilësi më e madhe e kësaj kulture. Gjithashtu ka sjellë shitje më të mëdha, pra kemi trefishuar shitjen dhe gjithashtu kemi edhe eksporte drejt tregjeve të BE-së.
Ky është një simbol shumë i fuqishëm i potencialit të cilin e ka sektori i bujqësisë në Kosovë dhe ne jemi shumë krenar që kemi një partneritet me fermerët dhe MBPZHR-në në mënyrë që t’i japim një shtytje përpara zhvillimit ekonomik dhe bujqësisë në Kosovë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos