LAJMI I FUNDIT:

Qeveria me kërkesë të jashtëligjshme për Kuvendin

Qeveria me kërkesë të jashtëligjshme për Kuvendin

Qeveria i ka kërkuar Kuvendit javën e shkuar që të shfuqizojë një amendament të buxhetit shtetëror, në një procedurë krejtësisht të jashtëligjshme. Kuvendi pritet t’ia kthejë mbrapsht kërkesën, të cilën juristët e cilësojnë si skandaloze.

Jo nëpërmjet një projektligji, por nëpërmjet një vendimi të firmosur nga kryeministri Isa Mustafa, kabineti qeveritar i ka propozuar legjislativit që “të anulojë Amendamentin 10 të aprovuar në seancën plenare më 16.07.2015 në leximin e dytë të rishikimit të buxhetit për vitin 2015”.

Me këtë amendament janë ridestinuar një pjesë e mjeteve nga dy projekte ekzistuese në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në 12 projekte kapitale të reja, në shumë rreth 1.5 milion euro. Ministria e Financave, që e ka sponsorizuar vendimin e Qeverisë, ka konstatuar se ky amendament nuk mund të zbatohet për arsye të mungesë së mjeteve, shkruan sot Koha Ditore.


Secili ligj mund të plotësohet ose ndryshohet vetëm me një ligj të ri, të cilin Qeveria mund t’ia procedojë Kuvendit për miratim. Dhe, në rastin e amendamentit për buxhetin, Qeveria nuk ka kërkuar shfuqizimin e tij duke sponsorizuar një ligj, por vetëm nëpërmjet një vendimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori