LAJMI I FUNDIT:

Veshjet sportive nga Podujeva

Veshjet sportive nga Podujeva

Rritja e numrit të bizneseve në vazhdimësi, po kontribuon edhe në rritjen e numrit të të punësuarve. Këto biznese relativisht të reja po kontribuojnë në zgjerimin e ganës së produkteve të prodhuara në Kosovë, produkte këto të cilat janë importuar në masë të madhe nga jashtë. Nga viti 2012, veshjet sportive prodhohen në Podujevë, derisa drejtuesin e fabrikës “S//Sprint” thonë se kanë synim rritjen e prodhimit dhe punësimit.

Zakonisht veshjet sportive në Kosovës kanë ardhur nga vendet perëndimore në mungesë të prodhimit vendës. Por tash këto veshje janë duke u prodhuar edhe në një fshat të Podujevës. Fabrika “S//Sprint” ishte hapur në vitin 2012, në fillim me një kapacitet të ulët, me vetëm 6 të punësuar. Drejtuesit e saj tash kanë plane tjera. Ata thonë se kanë gjetur në vazhdimësi hapësirë në treg, si dhe kanë filluar edhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të veshjeve sportive.

Ndihma vetëm nga USAID-i


Albulena Sopa, menaxhere – dizajnere në fabrikën e veshjeve sportive “S//Sprint” ka treguar për revistën “Ekonomia” se më 2012 kur kanë hapur fabrikën në Letanc të Podujevës, kanë pasur probleme dhe vështirësi të shumta por me kalimin kohës këto probleme me punë janë tejkaluar.

“Fabrika e veshjeve sportive ‘S//Sprint’ ka startuar me vetëm 6 punëtorë dhe pas pranimit të produkteve tona në treg si mjaft cilësore, kemi rritur kapacitetet, e po ashtu edhe numrin e punëtorëve si dhe kemi zgjeruar objektin ku më 16 qershor të këtij viti është bërë hapja solemne e fabrikës së tekstilit me kapacitete më të mëdha”, tha ajo.

Sipas Sopës, investimet për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të veshjeve sportive shkojnë deri në 600 mijë euro. “Investimi është deri në rreth 600 mijë euro, ndërkaq sa i përket përkrahjeve, kemi pasur vetëm nga USAID-i amerikan, ku kemi nënshkruar kontratë dhe pritët që të na ndihmojë me mjete financiare për blerjen e disa makinave industriale. Me blerjen e këtyre makinave do të ketë edhe vendeve të reja të punës”, thotë menaxherja dhe dizajnerja në këtë fabrikë Albulena Sopa.

Ajo ka treguar se për ganën e prodhimeve të fabrikës “S//Sprint” nuk mungon as tregu. “Ne prodhojmë kryesisht veshje sportive siç janë: Tutat sportive (trenerkat ), maica, bluza , duksa. Mirëpo synojmë që në të ardhmen ta risimi prodhimin edhe me produkte të tjera”, ka thënë Sopa.

Rritje të punësimit

Drejtuesit e fabrikës së veshjeve sportive “S//Sprit” nga Komuna e Podujevës, produktet e veta kryesisht i shesin në tregun e brendshëm, por në një kohë më afatshkurtër synojnë edhe tregjet ndërkombëtarë, karshi brendeve më të njohura.

“Prodhimet i shesim kryesisht brenda Kosovës. Në qendra tregtare, lokalet me pakicë, si dhe në lokalet tona me shumicë. Kemi eksportuar përmes ndihmës së Elkos Group në: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi si dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Pretendojmë që të zgjerohemi edhe me tutje në vendet perëndimore si një brend i ri ndërkombëtar”, thotë Albulena Sopa.

Sipas saj, pavarësisht sukseseve, kanë edhe disa probleme gjatë importit të lëndës së parë, e cila ia vështirëson procesin e punës. “Përveç problemeve sa i përket tatimeve, Tatimit në Vlerë të Shtuar, një nderë problemet është edhe mungesa e kualifikimeve apo ndryshe mungesa e shkollave profesionale sa i përket industrisë se tekstilit, prandaj ne duhet vet t’i aftësojmë dhe të organizojmë trajnime rrobaqepësie si dhe trajnime të ndryshme profesionale”, ka thënë ajo.

Menaxherja e fabrikës së veshjeve sportive, “S//Sprit” Albulena Sopa, thotë se në të ardhmen synojnë zgjerimin gamës së prodhimeve si dhe depërtimin në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu ata kanë për synime edhe rritjen e punësimit.

“Realisht jemi në kontakte, kemi angazhuar agjent tregtar që të na mundësojnë kontakte apo krijimin e raporteve dhe bashkëpunimeve tregtare edhe me shtetet europiane. Prandaj vizioni i kompanisë është që të zgjerohemi përtej kufijve tanë edhe në shtetet europiane. Me hapjen e fabrikës kemi punësuar edhe 15 punëtorë të rinj brenda muajit, momentalisht kemi 55 punëtorë , ndërkaq deri në fund të vitit pritet që numri i të punësuarve të rritet deri në 80 punëtorë”, ka thënë Sopa. /RevistaEkonomia/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori