Qeveria e Kosovës ka zgjedhur rrugën e gabuar për të intervenuar në politikat fiskale. Ky është vlerësimi i ekonomistëve dhe përfaqësuesve të biznesit pas vendimit të ekzekutivit për rritjen e akcizës në disa produkte dhe mos uljen e normave tatimore për produktet që në mënyrë direkte ngarkojnë buxhetin familjar të qytetarëve.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi thotë se çdo rritje e tatimit, apo e taksave që aplikohen mbi mallrat, apo shërbimet, reflekton në çmimin përfundimtar të tyre, të cilin e paguan konsumatori.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se tashmë qeveria ka miratuar vendimin, me të cilin do të rritet akciza në duhan nga 35 euro për 1000 copë në 38 euro për 1000 copë, akciza 40 për qind në aparatet/makinat që përdorën në lojërat e fatit si dhe vendosja e akcizës prej 2 euro për kg në fishekzjarre.
“Ndonëse duken si gjëra të luksit, megjithatë, ato ngarkojnë mbi buxhetin familjar, posaçërisht pse Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave ka zgjedhë një rrugë të gabuar për intervenime në politikat fiskale: Premton për ulje të normave tatimore (si është TVSH-ja), por nuk vepron, ndërkaq ngritë taksat për një kategori të caktuar të artikujve”, thotë Rexhepi.
Kjo, sipas tij, tregon se ajo për synim ka mbushjen e arkës shtetërore, e jo mbrojtjen e buxhetit familjar. Në parim, ai thotë se është në rregull ngritja e akcizës, por në të njëjtën kohë duhet të bëhet diçka në uljen e disa normave tatimore që në mënyrë direkte ngarkojnë buxhetin familjar.
“Mund të duket e parëndësishme rritja e akcizës për disa artikuj, por duhet të kemi parasysh edhe disa statistika të tjera: Familjet kosovare për duhan dhe alkool shpenzojnë 4 për qind të buxhetit familjar,sa edhe për transport- karburante, pastaj për hotele e rekreacion 2 për qind. Prandaj, akciza është ngarkesë, posaçërisht nëse ajo nuk përcillet me lehtësi fiskale, si po vepron Qeveria e Kosovës”, thekson Rexhepi.
Ndërkaq, sa i përket ndikimit në arkën e shtetit njohësit e ekonomisë vlerësojnë se do të rriten të hyrat, pasi edhe ky është synimi kryesor. “Ta kemi parasysh se të hyrat në periudhën janar – korrik u rritën 8.7 për qind, kryesisht nga tatimet. Do të thotë se qytetarët kanë dhënë 8.7 për qind më shumë para”.
Në të njëjtën periudhë, Rexhepi thotë se nuk përftuan asnjë beneficion nga buxheti- madje as punësim.
Prandaj, ai porositë që qeveria duhet ta ketë parasysh një fakt- qytetarët nuk janë vetëm tatimpagues, por edhe përfitues nga buxheti i shtetit.
Përfitimi më i madh për qytetarët, afaristi, Burim Piraj pret që të jetë në aspektin shëndetësor dhe në mirëqenien e shoqërisë e cila do të mund të merrte si shkas ta braktisë duhanin dhe bixhozin.
Sipas tij, në shumë vende vendosja e akcizës në kategorinë e këtyre produkteve e ka si mision mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të tyre, “mirëpo në vendin tonë për fat të keq qëllimi thelbësore për të mos thënë i vetëm është arkëtimi i më shumë mjeteve në buxhetin e shtetit”.
Ai e përkrah rritjen e akcizës në këtë kategori të produkteve por është skeptik që akciza do të arrije efektin e menduar. “Në shtetin tonë informaliteti është shumë i madh dhe nga e kaluara lëvizje të tilla kanë qenë promotor i ngritjes së informalitetit dhe kontrabandës, po shpresoj se kësaj radhe nuk do të ndodh e njëjta gjë dhe se do të kemi kapacitete për të luftuar kontrabandën e cila pritet të ndodh”, thotë Piraj. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A