LAJMI I FUNDIT:

Dragash, blegtorët pajisen me teknologji të re

Dragash, blegtorët pajisen me teknologji të re

Ministri i Ambientit Ferid Agani, zëvendësministri i Bujqësisë Vezir Januzi, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, përfaqësues të GIZ-it gjerman, si dhe drejtues të komunës së Dragashit, do të bëjnë sot në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit dorëzimin e teknologjisë së re për prodhimin e djathit tek blegtorët përfitues në kuadër të projektit “Konkurrueshmëria e sektorit privat në zonat rurale”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, bëhet fjalë për një projekt të mbështetur nga MBPZhR-ja, MMPH-ja dhe GIZ-i gjerman.

Në kuadër të këtij projekti blegtorët kanë përfituar një djathore fikse dhe tri djathore lëvizëse për prodhimin e djathit te Sharrit që do të shfrytëzohen gjatë sezonit veror në kullosat e bjeshkëve në parkun nacional “Sharri”.


Dorëzimi i teknologjisë së re në Restelicë do të bëhet në ora 13:00. /Telegarfi/