LAJMI I FUNDIT:

IQ-to-Link, përfitues i grantit nga USAID-i për hapjen e një qendre të re për thirrje

IQ-to-Link, përfitues i grantit nga USAID-i për hapjen e një qendre të re për thirrje

Sot, IQ-to-Link dhe EMPOWER – sektori privat i USAID-it – nënshkruan një marrëveshje për një grant. Ky grant i mundëson kompanisë IQ-to-Link blerjen e pajisjeve të dëgjimit dhe të serverëve që nevojiten për këtë qendër të re.

IQ-to-Link është qendër e re për thirrje (call center), që tashmë ka filluar nga puna në Prishtinë dhe që do të zgjerohet edhe më tej në shtator të këtij viti. Aktualisht kjo kompani u ofron shërbime klientëve të mëdhenj nga Gjermania, me plane për t’u zgjeruar dhe në vende të tjera në Evropë.

“Rinia e talentuar dhe me shkathtësi të shkëlqyera gjuhësore, si dhe potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillim të biznesit, janë ndër arsyet që më shtyn të vij në Prishtinë për të investuar”, thotë Jens Reichenbach nga Gjermania, pronar i kompanisë IQ-to-Link.


Qendra për thirrje IQ-to-Link është ofrues i shërbimeve që vepron në bazë të standardeve evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. Kompania është regjistruar në Kosovë në vitin 2015 dhe tashmë ka punësuar rreth 200 të rinj nga 400 që është parashikuar të punësohen në këtë linjë të shërbimit.

IQ-to-link ka filluar tashmë të ofrojë shërbime me orar të plotë, si dhe është në proces të trajnimit të të rinjve të punësuar.

“Është e rëndësishme që t’u mësosh punëtorëve ta kryejnë punën në mënyrë të shkëlqyer. Të gjithë kanë nevojë që kur të shkojnë në mbrëmje të shtëpi, ta ndjejnë se kanë bërë një punë të mirë. Kjo e bën një kompani të fortë”, thotë Reichenbach, i cili synon të sjellë në tregun e Kosovës një kompani me kulturë të fortë pune dhe respekti për rregullat.

IQ-to-Link ka patur dhe përkrahjen e Komunës së Prishtinës, që ka siguruar hapësirë me qira dhe kohëzgjatje të favorshme për këtë biznes të ri.

Kompania IQ-to-Link menaxhohet nga Jens Reichenbach, drejtor i përgjithshëm, që sjell më shumë se 15 vjet përvojë ndërkombëtare në shërbime ndaj klientit, si dhe Gëzim Begolli, menaxher i degës në Prishtinë, që sjell më shumë se 10 vjet përvojë pune si menaxher në kompani të ndryshme vendore.

EMPOWER është projekt që financohet nga USAID-i në Kosovë, me synim kryesor në krijimin e vendeve të reja punës. Në kuadër të mbështetjes për sektorin e teknologjisë informative dhe të komunikimit, programi bashkëpunon me kompani që krijojnë mundësi punësimi për të rinjtë. /Telegrafi/

EMPOWER04

EMPOWER03

EMPOWER02

EMPOWER01

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori