LAJMI I FUNDIT:

Hapet zyrtarisht në Prishtinë qendra për thirrje “IQ-to-Link”, synon të punësojë deri në 430 persona (Foto)

Hapet zyrtarisht në Prishtinë qendra për thirrje “IQ-to-Link”, synon të punësojë deri në 430 persona (Foto)

Në prezencë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe shumë mysafirëve tjerë, sot edhe në mënyrë zyrtare është hapur qendra e re për thirrje (call center) Quality – to- Link (IQ- to – Link). 

“IQ-to-Link” është qendër e re për thirrje (call center), që tashmë ka filluar nga puna në Prishtinë dhe që do të zgjerohet edhe më tej në shtator të këtij viti. Përveç investimit të themeluesve të qendrës për thirrje, granti i dhënë nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it ka bërë të mundur blerjen e pajisjeve të dëgjimit dhe serverëve që ka rezultuar në hapjen e vendeve të reja të punës për të rinj.

Aktualisht kjo kompani u ofron shërbime klientëve të mëdhenj nga Gjermania, me plane për t’u zgjeruar dhe në vende të tjera në Evropë.


Qendra për thirrje “IQ-to-Link” është ofrues i shërbimeve që vepron në bazë të standardeve evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. Kompania është regjistruar në Kosovë në vitin 2015 dhe tashmë ka punësuar rreth 200 të rinj nga 400 që është parashikuar të punësohen në këtë linjë të shërbimit.

“IQ-to-link” ka filluar tashmë të ofrojë shërbime me orar të plotë, si dhe është në proces të trajnimit të të rinjve të punësuar.

“IQ-to-Link” ka pasur dhe përkrahjen e Komunës së Prishtinës, që ka siguruar hapësirë me qira dhe kohëzgjatje të favorshme për këtë biznes të ri.

Kompania “IQ-to-Link” menaxhohet nga Jens Reichenbach, drejtor i përgjithshëm, që sjell më shumë se 15 vjet përvojë ndërkombëtare në shërbime ndaj klientit, si dhe Gëzim Begolli, menaxher i degës në Prishtinë, që sjell më shumë se 10 vjet përvojë pune si menaxher në kompani të ndryshme vendore.

EMPOWER është projekt që financohet nga USAID-i në Kosovë, me synim kryesor në krijimin e vendeve të reja punës. Në kuadër të mbështetjes për sektorin e teknologjisë informative dhe të komunikimit, programi bashkëpunon me kompani që krijojnë mundësi punësimi për të rinjtë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas hapjes zyrtare të kësaj kompanie, ka treguar se komuna të cilën ai e drejton ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar këtë projekt dhe këtë, sipas tij, e ka bërë duke ia ofruar një hapësirë të mjaftueshme për ta ushtruar këtë biznes.

Ai ka sqaruar se Komuna e Prishtinës do t’iu dalë në ndihmë të gjitha kompanive që ofrojnë mundësi punësimi për banorët e kryeqytetit.

Ahmeti ka theksuar se të ardhurat që i sigurojnë punëtorët nga puna në këtë kompani, janë mbi mesataren e pagave të cilat sigurohen në sektorin publik dhe atë privat, dhe kështu rrjedhimisht, sipas tij, përveç që ndihmohet mirëqenia e familjeve të tyre, përmes këtyre parave kontribuohet edhe në rritjen ekonomike të komunës së Prishtinës.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm I “IQ-to-Link ” Jens Reichenbach, ka theksuar se kjo kompani synon të punësojë 430 persona duke shtuar se “arsyeja e hapjes së kësaj kompanisë në Kosovë është potenciali i madh që ka rinia kosovare sa i përket njohurive të gjuhës gjermane dhe gjuhëve të huaja në përgjithësi”.

Sipas Reichenbach, qëllimi fillestar që ka qenë punësimi i mbi 200 kosovarë, është arritur dhe se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në vendet e rajonit. /Telegrafi/

IMG_5241 shpen IMG_5252

IMG_5582 IMG_5630IMG_5500 IMG_5514 IMG_5555

IMG_5631 IMG_5654IMG_5566

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori