LAJMI I FUNDIT:

RDK e Rahovecit: Menjëherë të lejohet eksporti i rrushit në Shqipëri

RDK e Rahovecit: Menjëherë të lejohet eksporti i rrushit në Shqipëri

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) – dega në Rahovec, në një reagim për media ka kërkuar që menjëherë të lejohet eksporti i rrushit në Shqipëri. Ata akne kërkuar që të mos bëhen lojëra në emër të patriotizmit, pasi që nuk ka kush i ndal qytetarët e Rahovecit nëse i kalon durimi.

Pas reagimit të kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, për ndalimin e eksportit të rrushit në Shqipëri, ka ardhur edhe reagimi i forumit rinor të PDK-së në Rahovec.

“Bllokimi i eksportit të rrushit nga Republika e Shqipërisë, konsiderohet i papranueshëm nga ana jonë. Në kontaktet e vazhdueshme me qytetarë kemi hasur në një zhgënjim të madh me vendin që pos që e konsiderojmë mëmëdhe e me të cilin jemi të lidhur shpirtërisht, konsiderohet edhe partneri kryesor i Kosovës në proceset e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjes së ndërsjellë në proceset rajonale dhe intergruese evropiane”, thuhet në reagim.


Zhgënjimi i vreshtarëve, sipas RDK-së është i drejt sepse kështu po u mohohet e drejta për të siguruar mirëqenien nga burimi i vetëm ekonomik i mijëra familjeve rahoveciane.

“Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) – dega në Rahovec, i bën thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës, që t’i rishikojë të gjitha marrëveshjet që i ka me Republikën e Shqipërisë, pasi mendohet se tryezat e përbashkëta dhe marrëveshjet bilaterale duhet të jenë në të mirën e të dyja palëve dhe jo të përsëritet edhe me kultivuesit e rrushit, ajo që ndodhi me kultivuesit e patates vite më parë. Kështu, kërkojmë reagim të menjëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, që të kërkojnë sa më shpejt nga Republika e Shqipërisë, respektimin e plotë të marrëveshjeve bilaterale të lidhura mes dy vendeve dhe që sa më shpejt të mundësohet eksportimi i rrushit për vreshtarët e komunës së Rahovecit”, është thënë në reagimin e RDK-së dega në Rahovec për media.

Ata kanë kërcënuar se në rast të mos normalizimit të kësaj çështje vitale për rahovecianët dhe kultivuesit e rrushit, atëherë rrezikohet që qytetarëve t’u kalojë durimi. “Kjo nuk duhet të lejohet, pasi kemi të bëjmë vetëm me respektin të marrëveshjeve, të cilat supozohet se nuk bëhen vetëm për fotografi, dreka dhe darka, e nuk kalojnë vetëm me deklarata nacionaliste të shprehura jo rrallë herë nga krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori